E Diel, 1 Nëntor 2026

Lampeduza vazhdon vala e emigranteve nga Tunizia

Qindra emigrantë Tunizianë vazhdojnë të mbërrijnë në ishullin italian të Lampedusas me anije të madhësive të ndryshme. Gjatë gjithë natës ka pasur zbarkime në ishullin siçilian, ndërsa autoritetet përballen tashmë me  një fluks të ri, pas përmirësimit të kushteve të motit në det.

Rojet bregdetare italiane dhe Guardia di Finanza bëri të ditur se disa anije u kapën në ujërat jashtë Lampedusas, ndërsa të tjera u ankoruan në port në orët e para të ditës.

Ndërkohë që autoritetet kanë qenë në procesin e numërimit të emigrantëve të rinj, ardhjet e vazhdueshme dhe të papritura e mbushën  përtej kapaciteteve qendrën në ishull ku mund të strehoen deri në 800  persona. Rreth 7.000 emigrantë  kanë arritur në Itali që rej rënies së regjimit tunizian më 6 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›