E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga Bajern humbet serish. Lille ne krye te renditjes ne France

Bajerni i Mynihut ka konfirmuar veten në një krizë totale pasi ka regjistruar një tjetër humbje të rëndë në kampionatin gjerman, duke u mundur 3-1 në fushën e Hanover. Disfatë e rëndë për skuadrën bavareze që objektivin e vetëm sezonal ka sigurimin e një vendi në Ligën e Kampione, ndërsa ende nuk dihet që në këtë mision do të vazhdojë me trajnerin Louis Van Gal.

Rezultatet negative kanë tronditur pankinën e teknikut hollandez, i cili rrezikon shkarkimin nga skuadra bavareze. Me një dorë te titulli kampion është Borusia e Dortmundit që ka siguruar një tjetër fitore duke 1-0 Këlnin. Skuadra e Jurgen Klop kryeson renditjen e përgjithsme me 61 pikë, 12 më shumë se Bajer Leverkusen i vendit të dytë.

Në Francë, Lille ka marrë sërish kryesimin, pasi ka fituar 2-1 në fushën e Olimnpikut të Marsejës. Një gol i Frau në kohën shtesë i ka dhuruar fitoren skuadrës së drejtuar nga Rudi Garcia, e cila pas këtij suksesi është ngjitur në vendin e parë me 49 pikë. Humbje e rëndë për Marsejën, që ka thelluar në katër pikë diferencën me kryesuesit e Ligës 1.

Në kampionatin portugez, Porto ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion duke mundur 2-0 Guimaresh, ndërsa ka përfituar nga humbja 2-1 e Benfikës në fushën e Bragës për të rritur në 11 pikë diferencën në krye të klasifikimit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›