E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumirë Ardian KlosiHomazhet sot në mesditë

Të tjera rreth shkrimit Rama: E meritoje jetën FOTO - Jeta ne celuloid Mirupafshim... faleminderit! Këta nuk të lënë as të vdesësh – Nga Ardian Klosi Intervista e fundit e Klosit: S'kam frike nga vdekja Topi: Humbëm njeriun e guximshëm Rama: Iku antikonformisiti që refuzoi vulgaritetin Berisha: Humbje për shoqërinë civile TIRANË – Miqtë dhe familjarët do t’i japin sot lamtumirën e fundit publicistin Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta pak para mesnatës së të enjtes.
Sipas informacioneve zyrtare homazhet për nder të tij do të zhvillohen sot në orën 12.00 – 14.00 në sallën qëndrore të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet.

VETËVRASJA TRAGJIKE
Publicisti dhe përkthyesi i njohur Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës mbrëmë në banesën e tij, pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Policia bën të ditur se Klosi, 54 vjeç, është gjetur i vetëvarur në vilën dy katëshe pranë kompleksit të pallateve të njohura me emrin "Kodra e Diellit" rreth orës 23:30 minuta.

Të afërm të Klosit kishin njoftuar policinë se ai nuk përgjigjej në telefon. Policia thotë se shkak i vdekjes është asfiksia mekanike e shkaktuar në qafë. Kohët e fundit analisti i njohur kishte tentuar edhe dy herë të tjera t'i jepte fund jetës duke pirë ilace dhe duke prerë damarët, dhe për këtë ishte mjekuar dhe në spitalin nr 5. Prej muajsh Klosi ishte tërhequr nga jeta publike. Policia tha se para se të merrte vendimin fatal, i ka dërguar një mesazh në celular bashkëshortes së tij gjermane, Jutta Benzenberg, me të cilën ai ka edhe dy vajza 18 dhe 16-vjeçare.

RREFEHET MOTRA: NUK E PRISNIM
“Nuk e prisnim. Kishte sjellje normale”- tregon Etleva Klosi. Motra e Ardian Klosit e vlerëson se ai “ishte një figurë dhe personalitet i vlerësuar.” Trupi i pajetë u transportua ne institutin e mjekësisë ligjore, ku i nënshtruar ekspertizës ndërsa nesër pritet të zhvillohet ceremonia mortore.

KUSH ISHTE ARDIAN KLOSI
Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, aktivist i shoqërisë civile dhe mendimtar i njohur. Klosi lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës.

Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Në vitet e para të demokracisë, në 1993, ai u transferua ne Gjermani ku jetoi pesë vite. Atje Klosi u njoh me fotografen Jutta Benzenberg e cila do të bëhej edhe bashkëshortja e tij. Nga kjo martesë Klosi pati dy vajza.

Pas 1998-s, Klosi u rikthye në atdhe, dhe nga ajo kohë u angazhua fuqishëm në aktivitetet e shoqërisë civile, në botën e letrave dhe të mendimit. Vitet e fundit të jetës publicisti Klosi u shfaq edhe si ambientalist. Ai dha një mbështetje të madhe kauzave të shoqërisë civile edhe sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ku vecojmë aktivizimin e zotit Klosi kundër shembjes së piramidës. Veprimtaria e Ardian Klosit është e lidhur vecanërisht me librat. Krijimtaria e tij është shumë e pasur dhe midis librave të ndryshëm, veçohen “Refleksione” , “Shqipëria, zgjim i dhunshëm”, “Quo vadis Shqipëri” dhe “Shqipëria ç’mund të jetë”. Ai gjithashtu publikoi vepra në gjermanisht, si “Mbijetesë Shqiptare” dhe botoi fjalorin gjermanisht-shqip, në bashkëpunim me disa autorë të tjerë, në vitin 1997.

Një kontribut të madh Klosi ka dhënë edhe në fushën e përkthimit. Për punën e tij në këtë aspekt Klosi është vlerësuar disa herë me cmime si përkthyesi më i mirë. Në vitin 2008 me përkthimin e veprës “Skënderbeu” të studiuesit Oliver Jens Schmitt, Ardian Klosi solli një imazh të ri të Heroit Kombëtar dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik. Në vitet e fundit, Klosi kishte formuar një profil të njohur si një opinionist dhe mendimtar i temave politike dhe sociale në vend, duke u shndërrua në një figurë mediatike të njohur për publikun shqiptar.

(aq/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›