E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qosja: Vdekjen na e shkaktoi ndotësia politike

TIRANE-Një nga personalite tet më të shquara të letrave shqipe, shkrimtari, historiani dhe studjuesi, Rexhep Qosja e cilësoi një humbje të madhe ndarjen e parakohëshme nga jeta të publicistit, Ardian Klosi. Sipas tij kjo vdekje u shkaktua nga ndotësitë politike e intelektuale që sipas Qoses kanë pushtuar shoqërinë shqiptare. “Më pikëlloi shumë vdekja e Ardian Klosit. Ajo është vdekje për pikëllim të thellë e të përgjithshëm, sepse ajo është vdekje e shkaktuar prej ndotësive politike e intelektuale që e kanë pushtuar jetën shqiptare sot. I veçantë me sjellje e me mendime, ai s’mund të pajtohej me këto ndotësi. Vdekja e tij e papritur është dënimi më i madh që i shqiptohet kësaj rënie të tmerrshme morale, politike dhe intlektuale në jetën tonë të sotme”, u shpreh dje shkrimtari i njohur, Rexhep Qosja.

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›