E Diel, 1 Nëntor 2026

“Lamtumirë At i Shenjtë”, ministri Igli Hasani: Dashuria jote për Shqipërinë dhe dhembshuria do mbeten përgjithmonë në zemrën time

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare.

Përmes një reagimi në paltformën X, ministri Hasani shkruan se dashuria e Papës për Shqipërinë dhe dhembshuria e tij e thellë, do të mbeten përgjithmonë në zemrën e tij.

“Lamtumirë, At i Shenjtë, dashuria jote e veçantë për Shqipërinë, hiri dhe dhembshuria jote e thellë do të mbeten përgjithmonë në zemrën time”, shkruan ministri Hasani.

Goodbye, Holy Father????️ Your special love for Albania, your profound grace, and compassion will forever remain in my heart. pic.twitter.com/TShR9abH5u

— Igli Hasani (@IgliHasani) April 21, 2025

Papa Francesku, udhëheqësi i Kishës Katolike ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare, ditë që përkon me të hënën e Pashkës ose Pashkën e Vogël.

Lajmin e bëri të ditur kardinali Kevin Farrell nga Vatikani.

“Të dashur vëllezër dhe motra, me pikëllim të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku. Në orën 7:35 të mëngjesit të sotëm, peshkopi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij iu kushtua shërbimit të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, më të përzemërt, me dashurinë më të pëlqyer.”

Ati i shenjtë bëri shfaqjen e fundit para publikut vetëm një ditë më parë në të dielën e Pashkës.

I ulur në një karrige me rrota në Bazilikën e Shën Pjetrit, Para bëri thirrje për paqe në mbarë botën, për çarmatim global dhe lirimin e të burgosurve.

Papa Francesku i kishte mbijetuar së fundmi një periudhe të gjatë dhe të rënduar shëndetësore për shkak të pneumonisë së dyfishtë ku qëndroi i shkruar në spital për një kohë të gjatë në muajt e parë të këtij viti.

Ritetet mortore do të zgjasin për nëntë ditë me ditën e funeralit dhe varrosjen që do të vendosen nga kardinalët./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›