E Diel, 1 Nëntor 2026

“Me hyrjen në BE Shqipëria fiton mbështetje të madhe”, Rama kujton Primaret e Kavajës: Hysenin e hëngri bufi, është në barkun e tij

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Spille, Kavajë. Shefi i qeverisë shqiptare theksoi se sa i rëndësishëm është integrimi i vendit në Bashkimin Evropian, për të pasur të drejta të barabarta me qytetarët evropianë.

Rama: Të gjithë ju që aspironi të studioni në Evropë me pasaportën në dorë, duhet ta dini që nuk ka më tarifa 10-fish më të larta. Me hyrjen në BE Shqipëria fiton një mbështetje të madhe edhe financiare që nuk e ka sot. Me hyrjen në BE, shumë programe që kanë të bëjnë me fëmijët, rininë, nxitjen e të rinjve drejt teknologjisë, bëhen programe shumë më të mirë financuara dhe të gjitha këto shkojnë drejt jush. Edhe për ata që janë nga fshati duhet ta dinë që hyrja në BE do të thotë 300 mn euro në vit vetëm për fshatin. Është një shumë që nuk e kemi pasur kurrë dhe nuk e kemi dot me mundësitë tona.

Gjithashtu gjatë takimit me të rinjtë, Rama kujtoi primaret e PD, që nxorën të parin për qarkun e Tiranës, kryetarin e PD në Kavajë, Hysen Kadiu, por që u tërhoq pasi nuk u bë pjesë e listave.

Rama: Hyseni është në barkun e bufit. Kjo është fyerja më e madhe që mund t’i bëhet një kandidati politik. Ata Kavajën e kanë lënë pa përfaqësim fare./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›