Lamtumire Inter, Kuarezma drejt Celsit
Ish-trajneri i Celsit, Hoze Murinjo pranoi se Kuarezma nuk eshte lojtari i preferuar i Interit, ndaj edhe mund te largohet ne nje skuader tjeter. Behet e ditur se eshte arritur nje marreveshje me klubin e Celsit, qe Kuarezma te bashkohet ne fund te kampionatit. Madje lajmi eshte zyrtar, pas mberritjes se faksit, qe verteton marreveshjen mes dy klubeve ne fjale. Ne prag te mbylljes se merkatos se dimrit, klubi i Totenhemit e shihte sulmuesin e Portugalise, si nje perforcim te mundshem. Pas barazimit te fundit me Torinon, Murinjo beri te ditur se sulmuesi nuk mund te qendroje gjate: "Nuk kam punuar kurre me te, por e kam ndjekur si lojtar. Kur ishte tek Totenhemi, apo edhe tek Njukasell, me pelqente shume si lojtar." Madje Murinjo nuk e ka perfshire 25-vjecarin, Kuarezma ne ekipin qe do te konkurroje ne Ligen e Kampioneve. Kampionet e Italise dhe Mancester Junajtid do te ndeshen me 24 Shkurt, ne ndeshjen e Liges se Kampioneve. Ish-lojtari i Portos eshte larguar nga Porto, per nje shume prej 20 milione euro, por Murinjo shprehet ne lidhje me paraqitjen e tij: "Jam i zhgenjyer. Ai ishte nje lojtar te cilin e dija te Interi, por fatkeqesisht nuk ka qene ne gjendje te perballoje kritikat e leshuara kundrejt tij."