Alibeaj:Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale,sipas konventës së KE-së

Ligji i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për të mbrojtur të dhënat personale është në përputhje me konventat e Këshillit të Europës. Kështu është shprehur Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj në konferencën për mbrojtjen e të dhënave personale që po zhvillohet në hotel "Tirana". Sipas Alibeaj miratimi i këtij ligji është një progres i dukshëm dhe zbatimi i tij do kujdesin e duhur. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale do të ketë përkrahjen e ministrisë së drejtësisë për zbatimin e tij u shpreh Alibeaj. Gjithashtu Ministri Alibehaj u shpreh se prodhimin e kartave të identitetit ky ligj merr një siguri për mbrojtejn e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë.