E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lamtumire dhe mire se vjen Luan Krasniqi

Lamtumire Luan Krasniqi Kolosi shqiptar me grushtin me te fuqishem dhe shqiptari me i njohur ne Gjermani dhe me gjere i dha fund karrieres se boksierit profesionit ne ditet e fundit te vitit 2011. Der Lwe Luani nuk e realizoi endrren e tij personale endrren e shqiptareve dhe gjermaneve qe te behet kampion bote ne kategorine e rende ne boks. Por ne boksin amator dhe profesionist ai ka lene gjurme si asnje shqiptar tjeter deri tani.

Bilanci impozant i kolosit nga Juniku

40 vjecari i lindur ne Junik te Kosoves me 10. 05. 1971 ka ardhur me familjen ne Rotweil te Gjermanise ne vitin 1987. Ne periudhen prej vitit 1997 deri 2008 ai eshte futur 35 here ne ringun profesional. Ka shenuar 30 fitore nje barazim dhe kater humbje. Me pare ai kishte nje karriere te shkelqyeshme edhe ne boksin amator. Ne lojerat olimpike te vitit 1996 ne Atlanta te SHBA-se Luani fitoi medaljen e bronzte. Ndersa ne kampionatin boteror per amator nje vit me pare ai ka rrahur edhe kampionin aktual te botes ne boksin profesionist Vlladimir Klicko nga Ukraina. Per fat te keq me pas humbi nga boksieri i famshem nga Kuba Felix Savon. Por si edhe shume kampione te tjere edhe Luani ka pasur ngritje dhe renie dramatike ne karrieren e tij....

Bildunterschrift Luani kunder tigrit- Luan Krasniqi ndeshet me amerikanin Tony Thompson ne Hamburg korrik 2007

Shkelqimi dhe hijet e kampionit

Titullii me i rendesishem ne boksin profesionist ishte kampion Evrope ne kategorine e rende. Kete titull ai e fitoi ne vitin 2002 pasi mundi Rene Monse. Por vetem disa muaj me vone ra hija me e rende ne karrieren e Luan Krasniqit Me 20 korrik te vitit 2002 ne Dortmund te Gjermanise ai doli ne ring kunder polakut Przemyslaw Saleta. Luani ishte me pike ne epersi por ne raundin e nente papritur u dorezua

Nuk dua te boksoj me edhe pike vendosi Luani ne qoshen e tij. Nuk mund ta kuptonte askush. As trajneri Michael Timm nuk arriti ta binde qe te vazhdoje mecin. Emri i Luanit u zbeh jo vetem ne Gjermani por edhe me gjere. Tifozet e sportit bujar ishin te deshperuar gjithandej - ne Gjermani Kosove Shqiperi ... i deshperoi ai nga i cili prisnin me se shumti - idoli i tyre.

Por karakteristika e kampioneve eshte qe te ngrihen edhe ne momentet me te veshtira. Dy vjet me vone ai filloi rehabilitimin. Ne mecin e dyte kunder Saletes polaku nuk kishte asnje shans. Luani e hodhi tri here ne dysheme qe ne raundin e pare. Ndersa me 14 shkurt 2004 rifitoi titullin e kampionit evropian pas fitores me pike kunder turkut Sinan amil Sam. Rruga ishte tani e hapur per majat boterore...

Humbja qe jehoi me shume se shume fitore

Duket absurde por shkelqimin e plote Luanit ia ktheu nje humbje tjeter. Ajo kunder kampionit te botes Lemon Browster ne 100 vjetorin e legjendes gjermane te boksit Max Schmeling me 28 shtator 2005. Ne Hamburg ishin mbledhur mijera shqiptare dhe dashamire te boksit nga Gjermania dhe mbare bota. Nga te gjitha anet jehonte Luan Luan...

Une vete harrova qe atje kisha shkuar te raportoj dhe brohorisja me shume se te tjeret. Se bashku me disa gazetare tjere shqiptare rrinim tere kohen ne kembe. Te tjeret shikonin por ne kete moment ishte per ne e parendesishme se cfare mendojne te tjeret. Luani yne bente nje mec te mrekullueshem. Kampioni i botes Lamon Brewster lekundej por edhe qellonte Luanin. Here njeri e here tjetri ishin buze humneres...

Bildunterschrift Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko

Kam shikuar live shume evenimente sportive dhe ekipe te famshme si Real Madrid AC Milan Bajern... apo basketbollistin e famshem Drazhen Petroviq dhe Cibonen e pathyeshme por ky ishte per mua nje prej momenteve me emocionale. Luani humbi ne fund - por humbi si nje sportist i vertete

Luani ra per dysheme ndersa Brewsterin pas duelit e nxoren per krahu nga ringu. Luan Krasniqi ka luftuar si nje luftetar i vertete deklaroi promotori me i njohur ne boten e boksit Don King. Ndersa ish-kampoioni Dariusz Michalczewski thoshte Luani ka humbur ne menyre fantastike. Dy ore me vone ne festen e VIP-ave e takova shkurt edhe vete Brewsterin. Mendova fillimisht tia fusja nje grusht... por vendosa te fotografohem me te - per te miren e shendetit tim

Deshtoi edhe perpjekja e fundit

Luan Krasniqi kishte mundesine qe edhe gjate vitit 2011 te futet ne ring dhe te behet konkurrent per titullin e kampionit. Por per shkak te semundjes Luani u detyrua te anuloje duelin me amerikanin Jonathon Banks ne shkurt te ketij viti. Keshtu qe ne bilancin e tij perfundimtar mbetet nje humbje ne fund te karrieres ajo kunder ukrainasit Alexander Dimitrenko 15. nentor 2008.

Luani mbetet ne boks

Luan Krasniqi beri te ditur ne faqen e tij te internetit se perfundimi i karrieres profesioniste nuk do te thote largim i plote nga boksi. Ai ka vendosur te ndihmoje talentet e rinj dhe te punoje si komentator ne televizion. Do te bej gjithcka qe tia rikthej boksi tatraktivitetin thote Luani. Tani pra mund te themi - Mire se vjen Luan Krasniqi

Autor Bahri Cani

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›