E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panda fisnike me armiq të ankthshëm

“Kong Fu Panda 2”, përsëri sjell në qendër të vëmendjes karakterin Po që luhet nga Jack Black, përderisa Majmuni luhet nga Jackie Chan, ndërsa Tigresha nga Angelina Jolie. Po do të përballet me zogun shumëngjyrësh që fillon një luftë fushatë kundër pandave. Tërë këtë kënaqësi mund ta ndiqni në DigiGold gjatë netëve festive.

“Kong Fu Panda 2” kthen përsëri në ekranet e juaja heroin me emrin Po, që luhet nga aktori Jack Black, që qysh në fillim hyn në krizë të identitetit. I rritur me probleme, i ngurrët, budalla, Po përballet me të kaluarën traumatike të foshnjërisë, përfshirë kujtimet për prindërit e tij që i paraqiten në skicën e duarve të tij, në kontrast të një kompjuteri me imazhe 3-D, imazhe që dominojnë në këtë film.

Përderisa Po përpiqet që t’i zgjidhë problemet e tij, në “Kong Fu Panda 2”, me regji të Jennifer Yuh Nelsonit dhe skenar të Jonathan Aibelit dhe Glenn Bergerit, Po dorëzohet për shkak të konfuzionit të tij nga e kaluara. Në pjesën e parë të “Kong Fu Panda”, që u dha premier në vitin 2008, kishte më shumë rrëmujë, aksione me kureshtje të përzier, shaka dhe ndjenja, duke sjellë një film vizatimor më shumë të ndytë, me lajka të luajtur nga Blacku, që përfundonin me sharmë interesant. Filmi ishte, po ashtu i madh për ta bërë të pabesueshëm arritjen e studios së animuar të DreamWorks, pasi që Shrek nuk e kishte suksesin që ishte pritur atëbotë. Kështu, studio e punoi këtë pjesë, duke përdorur matematikën e familjeve në depresion, duke bërë kështu një film të përshtatshëm për rrethanat që po jetojmë.

“Fshehtësia” e këtij filmi është më shumë sesa shihet në dukje të parë. Ka shumë pjesë interesante që e bëjnë atë një film mençur të realizuar dhe në mënyrë të mrekullueshme me efekte vizuale. Sikurse në pjesë e parë, fotografia e “Pandës” - duke mos harruar këtu edhe filmin “How to Train Your Dragon” — në “Kung Fu Panda 2” përdoret teknologjia 3 – D me prirje dhe kufizime që paraqesin sekuenca të aksionit dhe pamje të thella që fillojnë nga qirinjtë e njohur në Kinë dhe sportin Kong Fu që është i preferuar atje.

Pallatet dhe fshatrat, malet dhe pyjet me bambu, për të mos thënë asgjë për bishat të cilët popullojnë këtë fushë të madhe, janë disa nga provat e një ndikimi, interesi jorelevant të traditave artistike kineze. Filmi është një parodi e qartë e përzier me akte të artit marcial, por gjithashtu shërben si një shpikje e re për publik të ri, që mund ta shohin Ponë si një person që ka rritur apetitin për gjërat e të rriturve.

Hakmarrja dhe figura e gjakderdhjes janë spikatur më shumë në këtë film. Shejtani në këtë rast është zogu shumëngjyrësh që quhet Shen (luhet nga aktori Gary Oldman), që jo vetëm ka uzurpuar fronin mbretëror, por ai ndihmon edhe disa ujqër të këqij për ta kasaphanën e tij. Ai (Shen) fillon një fushatë kundër pandave, një egërsi që e fut Ponë në mendime të kaluara dhe depresion.

Papritur, Po është i vetmi anëtar i mbijetuar nga lloji i tij, që bën që ai dyfish të jetë i sulmuar nga banda e Shenit dhe agjentët e tij të këqij. Mund të themi se kjo e bën filmin pak revizionist me një përfundim që shpalos dhunën ndaj Pandave e që Shen e bën në mënyrë të paparë.

Eskalimi nga shpirti i dreqit në një shpirtmirë, e bën këtë film shumë interesant madje më interesant se pjesa e parë. Po, është i ngathët nga lakmia dhe padituria që nuk mund të llogariten si anë psikologjike dhe shkatërruese e një luftëtari. Skuadra e tij e luftës ka në të kafshë të ndryshme e që luhen nga aktorë të njohur si Seth Rogen, Angelina Jolie, Jackie Chan etj – e të cilët na japin një fotografi të gjallë të veprimeve të tyre.

Në anën tjetër, profetizimi i zërit të Michelle Yeohut merr skenat më interesante të filmit.

Kështu, në fund të fundit, “Kong Fu Panda 2” është një film çfarë ju do ta dëshironit, pasi publiku e shikon atë me kënaqësi. Në fillim kemi mësuesin e Posë, që luhet nga aktori Dustin Hoffman dhe pastaj kemi trikat interesante që bëhen në fund, që paralajmërojnë pjesën tjetër të këtij filmi. Ndoshta pjesën e tretë dhe të katërt të “Kong Fu Panda”. Pse jo?

------

KUNG FU PANDA 2

Regjia: Jennifer Yuh Nelson; skenari: Jonathan Aibel dhe Glenn Berger; punues dhe vizatues i animacioneve Rudolphe Guenoden; muzika: Hans Zimmer dhe John Powell; dzajner: Raymond Zibach; producentë: Melissa Cobb; distributor: Paramount Pictures dhe DreamWorks Animation. Kohëzgjatja: 1 orë e 35 minuta.

Zërat i huazuan: Jack Black (Po), Angelina Jolie (Tigresha), Dustin Hoffman (Shifu), Jackie Chan (Majmuni), Seth Rogen (Mantis), Lucy Liu (Viper), David Cross (Crane), James Hong (Mr. Ping), Gary Oldman (Lord Shen), Michelle Yeoh (Soothsayer), Jean-Claude Van Damme (Master Croc), Victor Garber (Master Thundering Rhino), Dennis Haysbert (Master Storming Ox) dhe Danny McBride (Wolf Boss).

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›