Landi i Bavarisë: Ndaloni ‘Mein Kampf’

“Leja e botimit për të gjithë veprën nuk jepet as brenda dhe as jashtë vendit. Kjo vlen edhe për rastin e një botimi të ri me komente. Ndaj shkeljeve të së Drejtës së Autorit dhe të Drejtës së Botimit, Landi i Bavarisë ushtron ndjekjen ligjore me të gjitha mjetet juridike që janë në dispozicion. Në këtë mënyrë pengohet shpërndarja sërish e propagandës nacional-socialiste dhe jepet një sinjal i qartë kundra përmbajtjes së saj”, thuhet në përgjigjen e Landit të Bavarisë. Kujtojmë se botimi i librit “Lufta ime” në shqip, ngjalli një debat të madh publik mes zërave pro dhe kundër publikimit të tij.
Landi i Bavarisë është posedues i të Drejtës së Autorit dhe i të Drejtës së Botimit të librit “Lufta ime” e Adolf Hitlerit. Të dyja këto të drejta, mbas përfundimit të Luftës iu dhanë (i kaluan) Landit të Bavarisë, sipas të drejtës së Forcave Aleate pushtuese në kuadrin e largimit të nazizmit. E drejta e Autorit i kaloi Landit të Bavarisë me rastin e konfiskimit të pasurisë (pronës) së Hitlerit dhe e drejta e botimit i kaloi gjithashtu Landit të Bavarisë me rastin konfiskimit të pasurisë së Shtëpisë Botuese “Eher” (Shtëpia Qendrore Botuese e atëhershme e NSDAP).
Me kalimin e këtyre të drejtave, Landit të Bavarisë iu ngarkua edhe përgjegjësia për të ndaluar shpërndarjen sërish të propagandës nacional-socialiste, nëpërmjet ushtrimit të së drejtës së autorit. Me administrimin e të drejtave, Landi i Bavarisë ka tashmë prej dhjetëvjeçarësh një qëndrim të rreptë.
Leja e Botimit për të gjithë veprën nuk jepet as brenda dhe as jashtë vendit. Kjo vlen edhe për rastin e një botimi të ri me komente. Ndaj shkeljeve të së Drejtës së Autorit dhe të Drejtës së Botimit, Landi i Bavarisë ushtron ndjekjen ligjore me të gjitha mjetet juridike që janë në dispozicion. Në këtë mënyrë pengohet shpërndarja sërish e propagandës nacional-socialiste dhe jepet një sinjal i qartë kundra përmbajtjes së saj.
Ministria e Financave të Landit të Bavarisë e ka vënë në dijeni Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë për këtë çështje dhe i është lutur Ambasadës Gjermane në Shqipëri për të kryer hetime. Përveç kësaj, Landi i Bavarisë do të kërkojë nga Shtëpia Botuese “Belina H” një deklaratë me shkrim që ajo të mos vazhdojë më tej me botimin dhe shpërndarjen e librit.