Laporta: Fati i Ibrahimovic nuk varet nga Eto
Fati i sulmuesit Suedez Zlatan Ibrahimovic nuk varet nga Samuel Eto. Presidenti i Barcelonës Joan Laporta i surprizon të gjithë dhe deklaron se blerja e mundshme e Ibras ëshët një tratativë që mund të zgjidhet edhe pa përfshirjen në marrëveshje të sulmuesit Kameruanas Samuel Eto. Presidenti i Kampionëve të Europës ka siguruar në mediat spanjolle që tratativa për mbërritjen e sulmuesit suedez në Kamp Nou mund të bëhet edhe pa menduar për të ardhmen e sulmuesit afrikan.