E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: Reali më pëlqen, por vendos Liverpooli

Real Madridi disa javë që këmbëngul për të marrë shërbimet e mesfushorit spanjoll, por Liverpooli ka treguar se nuk ka dëshirë të lejojë futbollistin të transferohet dhe ka gjasa që kjo të ndodhë.

“Gjithmonë është një ndjenjë e mirë kur Reali të do në skuadër, veçanërisht kur merr parasysh fazën e karrierës në të cilën gjendem”, ka thënë Alonso.

“Por në këtë aspekt, siç kam thënë gjithmonë, nëse kjo do të ndodhë ose jo nuk varet nga unë. Nuk dua ta detyroj askënd. Më pëlqen të bisedoj”, ka shtuar spanjolli.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›