E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laporta: Valdes është portieri më I mirë në botë

Barcelonë - Huan Laporta hedh poshtë zërat e fundit të mediave spanjolle, sipas të cilave portieri Viktor Valdes duhet të gjejë një skuadër tjetër, pasi ai nuk i përgjigjet nivelit të kolegëve tek Barcelona. Presidenti i Barcelonës shkon më tej, duke deklaruar se Valdes është portieri më i mirë i planetit. Biles, ai është duke pergatitur një rrogë të re për mbrojtësin e katërkëndëshit.

“Valdes është portieri më i mirë në botë, dhe do të marrë atë pagë që meriton. Unë mendoj se Valdesi dëshiron të vazhdojë të luajë për Barcelonën dhe ne do të jemi të sinqertë kur do ta caktojmë pagën të cilën e meriton, dhe mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”, deklaron Laporta.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›