Greqia nesër e paralizuar nga greva 24-orëshe
Athinë - Greqia nesër do të jetë e paralizuar si pasojë e një greve 24-orëshe, në të cilën do të jenë pjesëmarrës të punësuarit në sektorin privat dhe atë shtetëror, si në banka, transport, gazeta, etj. Organizatorët e grevës janë dy sindikatat kryesore në Greqi, Konfederata e Bashkuar e Punës (GSEE) dhe Federatës së Nëpunësve Shtetërorë (ADEDI).
Protestuesit janë kundër valës së pushimeve, si pasojë e krizës financiare që ka përfshirë botën dhe reformave qeveritare. Pjesëmarrësit do të protestojnë edhe për sistemin e pensioneve dhe politikën e kryeministrit Kostas Karamalis.