Laporta shpreson në rinovimin e Samuel Etosë
Barcelonë - Hoan Laporta shpreson akoma se Samuel Eto do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Presidenti i klubit katalanas e cilëson kamerunasin si një lojtar vendimtar për skuadrën e tij, dhe profesionist të madh njëkohësisht.
“Po të isha në vendin e Etosë do të rinovoja kontratën. Ajo që po ndodh me të është normale, pasi është një lojtar që kërkohet nga të gjitha klubet evropiane”, deklaron presidenti i kampionëve të Evropës.
Samuel Eto është përfolur shumë se mund të kalojë tek skuadra e Interit në merkaton e kësaj vere. Sulmuesi më i mirë i Barças në këtë sezon mund të shkëmbehet me suedezin Zllatan Ibrahimoviç.