E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombëtarja, fataliteti i minutës së funditKombëtarja/ Ja cilat janë 16 ndeshjet, ku ekipi ynë përfaqësues ka pësuar gola fatalë në çastet e fundit. Nga 2-1 me Gjermaninë te goli i Bruno Alveshit në minutat shtesë të Shqipëri-Portugali

Leonard Karaj- Humbja e një ndeshjeje është gjithmonë e hidhur, por kur kjo vjen në minutat e fundit, atëherë bëhet zeher. Një të tillë Kombëtarja shqiptare dhe tifozët e saj e përjetuan mbrëmjen e së shtunës, ku pas një 90-minutëshi gati perfekt erdhi goditja finale. Atë që nuk mundi ta bëjë ylli i portugezëve Kristiano Ronaldo, e realizoi një mbrojtës, Bruno Alvesh, i cili pluhurosi gjithçka të mirë që kishin bërë kuqezinjtë deri në atë moment, duke i kthyer ata diku prapa në origjinën e tyre. Kjo për faktin se s’janë të pakta ndeshjet, ku ekipi ynë përfaqësues ka humbur takimet pikërisht në minutat e fundit. Madje, në tri ndeshje spektakolare Kombëtarja ka humbur në minutat shtesë të akorduara nga arbitri i ndeshjes.

Precedentët
Përveç Shqipëri-Portugali (1-2) edhe në ndeshjet Irlandë-Shqipëri 2-1 dhe Qipro-Shqipëri, kuqezinjtë janë dorëzuar në sekondat e fundit. Adrian Aliaj zor se do të harrojë 7 qershorin e 2003-it në Dublin, teksa shënonte një autogol në portën e Strakoshës në minutën e 92-të ndeshjes. Deri në atë moment për vendësit kishte shënuar kapiteni Roi Kin, ndërsa për kuqezinjtë fantazisti Ervin Skela. E hidhur ka qenë edhe humbja në miqësoren e 19 gushtit të 1998-ës me Qipron në Nikosia. Teksa Alban Bushi shënonte golin e avantazhit 2-1, Kombëtarja lëshonte në lojë dhe vendësit përgjigjeshin edhe dy herë të tjera në minutën e 84 dhe në të 94-ën, duke sigluar rezultatin 3-2.

Gjermania
Por asnjë nga këto më sipër nuk kanë të krahasuar me përballjet ndaj Kombëtares gjermane. Në katër takime Gjermania ka arritur t’i prishë festën kuqezinjve vetëm në finish. Duke filluar që nga viti 1983, ku pas golit të Genc Tomorit, Rumenige dhe Strack kthenin gjithçka në favor të tyre. Për të vazhduar me Shqipëri-Gjermani të 1997-ën, ku dopietës se Bledar Kolës i përgjigjej në fund Ulf Kirsten me tre gola resht. Ndërsa akoma më therëse ka qenë 4-3 e 11 tetorit ’97, ku mbarë Shqipëria festoi për ca orë barazimin historik. Kjo, pasi në minutën e 88-të një “black-out” la gjithë vendin në errësirë. Vetëm ditën tjetër u bë i ditur rezultati i ndeshjes 4-3. Oliver Bierhof kishte shënuar golin e avantazhit 2 minuta pasi Shqipëria ishte përpirë nga errësira.
(Panorama Sport)

6 qershor 2009
Shqipëri-Portugali 1-2
Shënues: Bogdani 29’/ Almeida 28’, Bruno Alvesh 93’
Shqipëria: Hidi, Vrapi, Cana, Curri, Vangjeli, Beqiri, Agolli, Skela, Bulku, Duro (Berisha 87’), Bogdani (Salihi 65’) 
Portugalia: Eduardo, Bruno Alvesh, Bosingva, Karvajo, Pepe, Duda, Meireles, C.Ronaldo, Deko, Boa Morte, Hugo Almeida (Edinjo 69’)

17 tetor 2007
Shqipëri-Bullgari 1-1
Shënues: Kishishev (autogol) 32’/ Berbatov 87’
Shqipëria: Beqaj, Dallku, Haxhi, Dede, Vangjeli, Curri, Lala, Duro, Skela, Bogdani, Salihi
Bullgaria: Petkov, Iliev, Tomasic, Wagner, Angelov, Kishishev, S.Petrov, M.Petrov, Telkinski, Popov, Berbatov

12 shtator 2007
Shqipëri-Holandë 0-1
Shënues: Van Nistelroi 92’
Shqipëria: Beqaj, Vangjeli, Curri, Dede, Dallku, Muka, Lala, Cana, Duro (Haxhi 70’), Kapllani (Bushi 46’), Bogdani (Bulku 82’)
Holanda: Van der Sar, Melkiot, Bouma (Emanuelson 63’, Mathijsen, Oijer, Van Bronkhosrt, Shnajder, De Zeu, Van Nistelroi, Van Persie (Van der Vart 46’), Babel (Kujt 75’)

8 tetor 2005
Ukrainë-Shqipëri 2-2
Shënues: Shevçenko 45’, Bogdani 74’, 82’, Rusol 86’
Ukraina: Shovkovski, Rusol, Shevçuk, Gusev, Nazarenko, Rotan, Shelayev, Tymosçuk, Shevçenko, Voronin, Federov
Shqipëria: I.Lika, Aliaj, E.Beqiri, Dallku, Besnik Hasi, Altin Haxhi, Lorik Cana, Altin Lala, Ervin Skela, Bogdani, Igli Tare

7 qershor 2003
Irlandë-Shqipëri 2-1
Shënues: Keane 6’, Aliaj (autg) 90’/ Skela 8’
Irlanda: Given, Carr, O’Shea, Cunningham, Breen, Holland, Kinsella, Kilbane, Duff, Connolly, Keane
Shqipëria: Strakosha, E.Beqiri, Geri Çipi, Aliaj, Altin Lala, Besnik Hasi, Albert Duro, Skela, Murati, Rraklli, Igli Tare

24 mars 2001
Gjermani-Shqipëri 2-1
Shënues: Deisler 50’, Klose 88’/ B.Kola 66’
Gjermania: Kahn, Ëorns, Noëotny, Jeremies, Rameloë, Deisler, D. Hamann, Bode, Neuville, Bierhoff, Scholl
Shqipëria: Strakosha, Rudi Vata, Geri Çipi, Arjan Xhumba, Altin Lala, Fatmir Vata, Besnik Hasi, Bledar Kola, Murati, Alban Bushi, Igli Tare

19 gusht 1998
Qipro-Shqipëri 3-2
Shënues: Engomitis 63’, Akis 84’, Ioanou 90’/ Haxhi 43’, Bushi 71’
Qipro: Panayiotou, Engomitis, Pittas, M. Charalambous, D. Ioannou, Spoliaric, Melanarkitis, Malekos Gogic, M. Christodoulou, Okkas,  Agathocleous
Shqipëria: Strakosha, Shulku, Oltjon Osmani, Vata, Haxhi, Arjan Peço, Lala, Bushi, Bledar Kola, Edmond Dalipi, Altin Rraklli

14 tetor 1998
Norvegji-Shqipëri 2-2
Shënues: Rekdal 82’, Berg 88’/ Bushi 38’, Tare 52’
Norvegjia: Grodas, Haland, Berg, Hoftun, Bjornebye, Heggem, Strand, Rekdal, Solbakken, Flo, Tore Andre Flo
Shqipëria: Strakosha, Shulku, Xhumba, Rudi Vata, Fakaj, Altin Haxhi, Altin Lala, Alban Bushi, Bledar Kola, Rraklli, Igli Tare

28 prill 2004
Estoni-Shqipëri 1-1
Shënues: Viikmae 83’/ Aliaj 52’
Ndeshje miqësore
Estonia: Poom, Jager, Piiroja, Rahn, Stepanov, Rooba, Klavan, Reim, Lindpere, Oper, Viikmae
Shqipëria: Lika, A.Beqiri, Dede, Aliaj, E.Beqiri, Hasi, Lala, Duro, Murati, Bushi, Tare
 
11 tetor 1997
Gjermani-Shqipëri 4-3
Shënues: Helmer 64’, Bierhof 73’, Marshall 86’, Bierhof 90’/ Kohler 55’ (autg), Tare 80’, Vata 88’
Gjermani: Kahn, Thon, Kohler, Reuter, Helmer, Heinrich, Hasler, A. Moller, Kuntz, Bierhof, Bobiç
Shqipëria: Strakosha, Ilir Shulku, Arjan Xhumba, Ervin Fakaj, Afrim Tole, Bledar Kola, Fatmir Vata, Haxhi, Bushi, Mahir Halili

2 prill 1997
Shqipëri-Gjermani 2-3
Shënues: Kola 62’, 90’/ Kirsten 63’, 80’ 84’
Shqipëria: Strakosha, Shulku, Kaçaj, Eduart Abazi, Ilir Shpuza, Bushi, Rudi Vata, Bledar Kola, Haxhi, Altin Rraklli, Igli Tare
Gjermania: Kopke, M. Sammer, Kohler, Helmer, Reuter, Eilts, Ziege, A. Moller, Ëosz, Klinsmann, Bierhof

5 qershor 1999
Shqipëri-Norvegji 1-2
Shënues: Olsen 16’ (autg)/ N. Iversen 3’, Torre Andre Flo 82’
Shqipëria: Strakosha, Xhumba, Altin Haxhi, Shulku, Lala, Rudi Vata, Bushi, Bledar Kola, Ervin Fakaj, Igli Tare, Altin Rraklli
Norvegjia: Olsen, Haland, Pedersen, Hoftun, Bergdolmo, Iversen, Solbakken, Rekdal, Mykland, Rudi, Andre Flo

20 gusht 1997
Ukrainë-Shqipëri 1-0
Shënues: Serhij Rebrov 86’
Ukraina: Shovkovskij, Luzhnij, Zubov, Holokov, Vashçuk, Dmitrulin, Makimov, Kalitvintsev, Husin, Shevçenko, Rebrov
Shqipëria: Strakosha, Afrim Tole, Shulku, Xhumba, Vata, Daiu, Viktor Paço, Alban Bushi, Igli Tare, Altin Rraklli, Altin Haxhi

3 dhjetor 1986
Shqipëri-Spanjë 1-2
Shënues: Muça 27’/ Arteche 67', Joaquin 83'
Shqipëria: Musta, Jera, Taho, Zmijani, Minga, Ferko, Hodja, Muça, Omuri, Demollari
Spanja: Zubizarreta, Arteche, Camacho, Sanchiz, Munoz, Chendo, Joaquin, Gomez, Michel, Butragueno, Rincon

15 nëntor 1989
Shqipëri-Poloni 1-2
Shënues: Kushta 63’/ Tarasiewicz 45', Ziober 83'
Shqipëria: Nallbani, Iljadhi, Jera, Xhumba, Zmijani, Hodja, Josa, Demollari, L.Pano, Bubeqi, Kushta
Polonia: Bako, Szewyk, Wdovczyk, Kubicki, Kaczmarek, Czachovski, Tarasieëicz, Ëarzycha, Kosecki, Dziekanovski, Ziober

20 nëntor 1983
Gjermani-Shqipëri 2-1
Shënues: Rummenigge 24’, Strack 80’/ Tomori 23’
Gjermania: Schumacher, B. Forster, Strack, Forster, H.P. Briegel, Dremmler, Mattheus, Meier, Littbarski, Voller, Rummenigge
Shqipëria: Musta, Petro Ruci, Rragami, Omuri, Ahmetaj, Lame, Demollari, Shyqyri Ballgjini, Vukatana, Arben Minga, Genc Tomori

E Hene, 08 Qershor 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›