Lapraka me rrjet kanalizimi
Fillon ndertimi i rrjetit te kanalizimeve te ujerave te zeza ne Minibashkine nr.11
Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi inauguroi dje fillimin e punimeve per ndertimin e rrjetit te kanalizimeve te ujerave te zeza ne zonen e Bregut te Lumit ne Njesine Bashkiake nr 11, i cili financohet nga buxheti i shteti me vlere 44,729,823 leke. Sipas Ministrise se Transporteve me ndertimin e ketij rrjeti, problemi i largimit te ujerave te zeza do te zgjidhet perfundimisht. Aktualisht largimi i ujerave te zeza ne kete zone kryhet nepermjet gropave septike, duke rritur keshtu ndotjen ne ambient dhe duke keqesuar kushtet higjeniko-sanitare te zones se banuar.
Firma qe do te kryeje punimet eshte Parllaku Sh.p.k ndersa suervizimi nga ing. Aferdita Hatika. Kontaktori ka marre angazhimin per te perfunduar ne nje kohe sa me te shkurter punimet. Ky projekt parashikon nderhyrjen ne rrjetin e kanalizimeve ne dy kolektoret kryesore, ne tre sekondare dhe pese terciare. Rrjeti eshte parashikuar edhe per largimin pjesor te ujerave te bardha. Kolektoret kryesore parashikohen te derdhen ne lumin e Tiranes. Gjatesia e linjave kryesore te kanalizimeve eshte 2,600 ml me tuba me diametra nga 300-500 mm ndersa gjatesia e rrjetit sekondar eshte 1,700 ml me tuba me diameter 300 m. Per rrjetin terciar gjatesia e tij do te jete 2,900 ml me tuba me diameter 200 mm. Sipas llogaritjeve te bera kapaciteti transportues i tubacionit eshte 64 litra/sekonde.