Rritet prodhimi. Fierza 3 cm renie
Intensiteti i reshjeve te fundit kane ndezur driten jeshile per situaten hidrike ne vend e cila po perkthehet ne reduktim e kufizimeve ne keto dite festash. Aktualisht Korporata Energjetike ka hequr kufizimet e energjise, por pavaresisht kesaj situata nuk paraqitet aq premtuese. Qytetaret gjate festave te fund vitit mund te perballen me kufizime te energjise elektrike, dhe kjo per shkak te amortizimit te rrjetit. Burime prane Korporates bejne te ditur se kufizimet e energjise gjate festave te fundvitit, mund te jene vetem si rezultat i mbingarkeses se rrjetit, per shkak te rritjes se konsumit te energjise, cka mund te sjelle avari per zona te caktuara. Por edhe per kete skenar te pritshem KESH, ka marre masat per te cilet ka ngritur grupe te sigurise teknike te cilat do te jene ne terren. Nderkaq menjehere pas festave korporata energjetike do te ndryshoje orarin e kufizimeve te energjise, ku ajo pritet te reduktoje ne 1 ore kufizimet e energjise. Por edhe ky vendim do te merret pas rivleresimit te situates hidrike. Ne rivleresimin e situates do te merret parasysh rezerva hidrike, sasia e prodhimit te brendshem te energjise si dhe importi. sipas Korporates Energjetike mjaft i rendesishem pas festave te fundvitit, eshte niveli i Fierzes dhe renia e tij. Por me sa duket situata hidrike ne kete fundvit ka qene mjaft e mbare per Korporaten, ku eshte shenuar rritje e prodhimit te energjise. Sipas te dhenave zyrtare te Korporates prodhimi i brendshem i energjise eshte 15 485 milion kwh/dite, duke shenuar rritje ne krahasim me ditet e meparshme. Kjo ka sjelle qe korporata te reduktoje blerjet e energjise. Aktualisht importi i energjise eshte 6997 milion kwh/dite. Po ashtu ne nivele te kenaqshme paraqitet gjate ketyre diteve edhe niveli i Fierzes. Sipas KESH-it niveli i hidrocentralit te Fierzes eshte 282.49 m kurse reniet e tij jane relativisht te vogla te cilat arrijne ne nivelin e 3 cm ne dite. Kurse prurjet e Fierzes arrijne ne 160 m3/sek. Specialiste te KESH-it pohojne se ne rast se situata hidrike paraqitet e tille edhe ne ditet e para fillim vitit, mundesite per reduktimin e kufizimeve te energjise jane te larta. KESH per muajt ne vazhdim kishte planifikuar te marrte nje sasi te madhe importi, por me permiresimin e situates nuk dihet nese kjo sasi do te jete e nevojshme. Pikerisht nisur nga kjo KESH do te kryeje rivleresim te situates hidrike. Por nga ana tjeter rivleresimi i situates hidrike, po kryhet edhe Enti Rregullator i energjise i cili pritet qe ne muajin mars te marre vendimin per rritjen e cmimit te energjise, kerkeses kjo e paraqitur nga KESH qe ne muajin gusht.
Te dhena:
Prodhimi 15485 milion kwh/dite
Importi 6997 milion kwh/dite
Konsumi 22482 milion kwh/dite
Fierza 282.49 m
Prurjet 164 m3/sek
Renia 3 cm
Koman 171.70 m
Prurjet 60 m3/sek
Vau i Dejes 74.01 m