Laprakë, eksploziv makinësplagosen 4 anëtarët e një familje

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Mjeti i shpërthyer në zonën e Laprakës
TIRANE- Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të mjetit me të cilin ata udhëtonin. Makina me targa AA 787 DK ka shpërthyer rreth orës 18:35 në zonën e Laprakës.
Nga shpërthimi ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Petrit Marku, ndërsa janë plagosur edhe një shtetase hungareze që udhëtonte me të dhe dy fëmijët.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa drejtuesi i mjetit i cili ka pësuar dëmtime të mëdha të gjymtyrëve, tashmë ndodhet në sallën e reanimacionit për t’iu nënshtuar një ndërhyrje kirurgjikale.
Shpërthimi ka ndodhur rreth 200 metra nga vendi ku ndodhet mjeti, pasi drejtuesi humbi kontrollin e drejtimit të makinës.
Nga grupi hetimor është konkluduar se në makinën në të cilën udhëtonin 4 personat, ishte vendosur eksploziv me telekomandë në pjesën e poshtme të mjetit.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe të zjarrfikëses.
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rethanave, ndërsa njësia antieksploziv pritet të hetojë më tje ngjarjen dhe llojin e eksplozivit të vendosur.
DYSHOHET PER HAKMARRJE, MARKU ISHTE DENUAR PER NJE VRASJE NE 1999
Paralajmërimi për një hakmarrje të mundshme dyshohet se ka qënë shkaku i vendosjes së eksplozivit në makinën e Markut pasi ky i fundit ka qënë I dënuar në Belgjikë për vrasjen në 1999 të Manir Likës. Ai mbante psedudonimin Haki Mulaj.
Nuk dihet nëse Marku e ka kryer të plotë dënimin e tij apo jo. Ai u ekstradua nga Belgjika në vitin 2005 dhe kishte ardhur në Shqipëri për pushime me familjen.
(Foto nga vendi i ngjarjes)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)