Laprakë, pasi gjendet 10-vjeçari, banesa hetohet dhe për J. Çelën
Të tjera rreth shkrimit Zhdukja e 11-vjeçarit Julian Çela, djali i zyrtarit të SHISH
TIRANE - Është gjetur në Laprakë, në banesën e marrë me qera prej Ardian Prrenjasit, personit të dyshuar për rrëmbimin dhe abuzimin me të, djali 10-vjeçar i humbur prej natës së mbrëmshme. Fëmija, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është djali i një polici të burgjeve.
Denoncimi është bërë nga vetë prindërit e tij gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, atëherë kur u vu re mungesa e djalit. Gjetja e tij i ka hapur rrugën hetimeve edhe për fatin e një tjetër fëmije të rrëmbyer, Julian Çelës.
GJETJA E FEMIJES I HAP RRUGEN HETIMEVE TE REJA PER FATIN E JULIAN ÇELES
Ora 16:30 Gazetari i tv "A1Report!" informon se një litar është gjetur në banesën e Prrenjasit gjatë ekzaminimit të saj, që dyshohet se mund të përdorej për vrasjen e fëmijës. Ndërkohë, është kontaktuar edhe me babanë e Julian Çelës për të mbështetur hetimin. Gjithashtu, mësohet se rrëmbyesi Prrenjasi punonte në ndërmarrjen e pastrimit.
Ora 15:40 Gazetari Arsen Rusta njofton se gjetja e fëmijës 10-vjeçar ka hapur sot çështjen e gjetjes së një fëmije tjetër të humbur, Julian Çela. Tani që i dyshuari është nën pranga, banesës së tij po i bëhet kontroll i imtësishëm për gjetjen e gjurmëve të 11-vjeçarit të humbur 3 muaj më parë, djalit të i nëndrejtorit të SHISH-it, Durrës.
Ora 15: 30 Gazetari Rusta ka pyetur babanë e fëmijës, i cili tha: "Djali ka dalë dje nga ora 5 e gjysëm pasdite të luajë me shoket; nga ora 7 ne nuk e gjetëm dhe filluam të kërkojmë në qëndra interneti dhe komshinj. Shyqyr Zotit, policia e gjeti. Dyshuam tek personi, por nuk e njohim, unë vetë s'e njoh fare. Pasi u gjet, djalin e kemi parë, por tani atë e ka marrë policia e nuk mund të them gjë. Gjithsesi, çështjen ia kemi lënë në dorë drejtësisë. Djali është në klasën e katërt të shkollës".
Gazetari Rusta raportoi se "personi i arrestuar kishte lënë mjaft dyshime tek banorët e zonës; shprehte sjellje të pakuptueshme në lagje. Janë provat materiale në brendësi të banesës që e lidhin atë direkt me rrëmbimin e të dy djemve, edhe të Julian Çelës. Metoda e përdorur prej tij ishte afrimitetit, i përdorte fëmijët për të blerë cigare. Tashme fëmija ndodhet në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit në prezencë të një psikologu dhe së shpejti, edhe të afermit do të pyeten. I dyshuari do të akuzohet për rrëmbim dhe abuzim me minorenë. Ende femija nuk është takuar me të afermit; ai është gjendur në kushte të rënda psikologjike; janë bërë ekzaminime mbi të, por gjendja shëndetësore duket e mirë. Theksojme se gjithçka po kryhet me praninë e një psikologu. Emri i autorit të dyshuar ështe Ardian Prrenjasi. Gjithashtu, mbrëmë, janë parë nga banorët e zonës, të ardhur që nuk ishin të njohur në zonë dhe kanë shtuar dyshimet e banoreve për rrëmbimin e fëmijës".
Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.
Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.
Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.
Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi si me të por edhe me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete.
Redaksia Online
(ar.sh/gr.m/shqiptarja.com)