E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, gjendet djali i policit, 10vjeçari u rrëmbye nga 1 maniak

TIRANE - Është gjetur në banesën e një personi të dyshuar si maniak seksual një fëmijë 10-vjeçar, i humbur prej natës së mbrëmshme. Vogëlushi, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, është djali i një polici të burgjeve. Denoncimi është bërë nga vetë prindërit e tij gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, atëherë kur është vënë re mungesa e djalit.

Në sajë të dyshimeve të ngritura, policia ka bërë të mundur që ta gjejë 10-vjeçarin në banesën e një shtetasi, i cili dyshohet se është maniak seksual ndaj fëmijëve.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ndaj 10-vjeçarit të jetë abuzuar seksualisht, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbardhi ngjarjen.

Ndërkaq, në të njëjtën zonë, në të cilën duket se rrëmbyesit e fëmijëve kanë gjetur terren, ka ndodhur edhe një tjetër rast i ngjashëm, ai i zhdukjes së Julian Çelës, djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela.

Bëhet fjalë për zonën pas ish-shkollës së partisë, në rrugën “Dritan Hoxha”, ku rrugicat e pandriçuara krijojnë terrenin e duhur për të humbur më tej çdo gjurmë.

Personi në të cilin u gjet vogëlushi, është komshi si me të por edhe me Julian Çelën. Burime nga policie, bëjnë me dije se ka informacione që i njëjti person të fshihet edhe pas zhdukjes së Julian Çela, rreth 3 muaj e gjysmë pas asnjë shenjë jete.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›