Lara Colturi, në Kupën e Botës

Lara Colturi do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Kupën e Botës në ski, që zhvillohet në Solden të Austrisë. Është arritje për skitë shqiptare, ndërsa me Lara Colturën mundet të përfshihet mes më të mirëve të botës, të cilët marrin pjesë në këtë Kupë në Austri.
Colturi do të konkurrojë të shtunën në ora 10:00, ndërsa pista e Solden konsiderohet si ndër më të vështirat dhe më të bukurat përsa i përket sllallomit gjigant. Skiatorja shqiptare, e cila ishte fituese edhe në Amerikën Latine, është duke u përgatitur intensivisht, kurse ky është një fillim i ri për sportin dimëror në vend. Duke shpresuar që rezultatet e saj do të jenë të mira në arenën ndërkombëtare.