E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Olimpiada, 30 mijë bileta falas

Organizatorët e Lojërave Paralimpike Paris 2024 do të shpërndajnë 30,000 bileta falas për ceremoninë e hapjes. Midis sportistëve pjesëmarrës në Olimpiadë dhe Paraolimpiadës Paris 2024, më shumë se 4,400 do të jetë sportistë me aftësi të kufizuara ata që do të parakalojnë nga Champs-Elysées në Place de la Concorde gjatë ceremonisë. “Ne duam që publiku i gjerë të jetë në gjendje të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes, kështu që për herë të parë në historinë e Lojërave, ne do të japim 30,000 bileta falas” – tha Tony Estanguet, kreu i komitetit organizativ i “Paris 2024”.

Ceremonia e hapjes së kësaj Olimpiade, do të zhvillohet në zemër të qytetit dhe do të paraqesë atletët që parakalojnë nga Champs-Elysées deri në Place de la Concorde. “Nga këmbët e Champs-Elysées e Place de la Concorde. Vendndodhja është krejtësisht e mrekullueshme dhe ka pamje mahnitëse të Harkut të Triumfit, Madeleine, Kullës Eifel dhe Luvrit.

Qëllimi ynë për Paris 2024 është të gjejmë mënyra për të bashkuar Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike, dhe për herë të parë në histori, do të kemi të njëjtën logo, “ikonike” në mënyrë që të mund të thyejmë barrierat midis Lojërave Olimpike dhe atyre Paralimpike dhe t’i bëjmë sa më gjithëpërfshirëse” – tha Estanguet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›