E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lara Colturi nuk ia del në Botëror! Skiatorja kuqezi nuk e mbyll dot garën, humb kontrollin afër fundit

 E pafat Lara Colturi në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Saalbach të Austrisë. Skiatorja italiane që garon për Shqipërinë nuk e përfundoi dot raundin e parë të disiplinës “sllallom”, që është në fakt edhe gara më e preferuar e 18-vjeçares.

Lara bëri një garë shumë të mirë në dy sektorët e parë të pistës, mirëpo për fat të keq humbi kontrollin në sektorin e tretë dhe të fundit, duke mos e mbyllur dot garën. Në këtë garë, Lara Colturi kishte pritshmëri të lartë, teksa synohej madje zona e podiumit.

Mbyllet në këtë mënyrë pjesëmarrja e parë në Kampionatin Botëror për Lara Colturi-n, e cila rezultatin më të mirë e arriti pak ditë më parë në sllallomin gjigand, kur u rendit e shtata – sidoqoftë, një arritje e madhe.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›