E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Anëtar i një organizate kriminale për trafikim lëndësh narkotike, kapet 39-vjeçari në Gramsh

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 26”, duke arrestuar në Gramsh një 39-vjeçar të dënuar në Itali me mbi 4 vjet burg për trafik droge në kuadër të një organizate kriminale.

I arrestuari, Oltjon Shtylla, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u kap si rezultat i bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 26”, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali”, thuhet në njoftimin e policisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›