E Martë, 3 Nëntor 2026

Lara Colturi shkëlqen në Kupën e Botës

Lara Colturi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës në ski. Një tjetër performancë e mirë e saj, këtë herë në Jasna të Sllovakisë, teksa një javë më parë kishte marrë dhe vendin e parë. Pikërisht në Sllalomin Gjigant, Lara Colturi është renditur në vendin e trembëdhjetë.

Në fakt ka qenë një garë e luftuar, të paktën edhe sipas informacionit që jep presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Ervis Toçi. Në një mbështetje të madhe të tifozerisë shqiptare, Colturi ka bërë një garë të mirë, ndërsa e diela do të jetë përsëri për të në Jasna, këtë herë në Sllalom.

Lara Colturi kështu vijon të jetë në pesëmbëdhjetëshen e parë të skiatorëve në botë, ndërsa vlerësohet nga të gjithë për talentin që ka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›