E Diel, 1 Nëntor 2026

Largimi i Oketës, flasin 7 deputetë të PD-së

Gazmend Oketa

Deputetët demokratë komentojnë largimin e Gazmend Oketës nga PD.

Grupi i PD: Zgjedhje personale,  mbledhjet të hapura për debat

Sula: Tani që sështë në qeveri, qumështi i PD-së i duket i hidhur.

Dy ditë më parë, deputeti i Durrësit në dy legjislatura, Gazmend Oketa, lajmëroi publikisht largimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ai do të jetë pjesë e partisë së re që do të krijohet brenda muajit mars. Këtë deklaratë Oketa e bëri gjatë një interviste në emisionin Tonight të gazetares Ilva Tare. Ish-ministri dhe zv.kryeministri i PD-së adresoi akuza të ashpra  për mbledhjet e Grupit Parlamentar demokrat, duke i krahasuar ato me mbledhjet e Byrosë së Partisë së Punës para viteve 90.
Nuk dua të jem prezent në ato mbledhje ku më tepër sesa të flitet për çështje konkrete, merremi me njerëz që nuk janë prezentë në ato ambiente, sulmohen vend e pa vend institucionet e pavarura. Kur më kanë pyetur disa kolegë pse nuk vjen, i kam thënë sepse nuk dua që pas 20-30 vitesh, kur të bëhen disa dokumentarë siç bëhen sot për ish-mbledhjet e Byrosë Politike, nipërit e mi të më shohin të pranishëm aty. Këtë doja ta shmangia, u shpreh Oketa në intervistën e tij. Gazeta Panorama kontaktoi pothuaj me të gjithë deputetët e Grupit Parlamentar demokrat, por vetëm disa prej tyre pranuan të prononcoheshin ndaj largimit të kolegut të tyre nga Grupi Parlamentar. Në total, veprimi i Oketës, sipas mendimit të deputetëve demokratë, është individual, kritikat e tij të pabazuara, ndërsa ndikimi i largimit të tij jo i ndjeshëm.

Tritan Shehu: Zgjedhje personale
Për mua është një zgjedhje personale e tij e gabuar, dhe nuk besoj se do të influencojë në PD. Me ose pa atë, Partia Demokratike do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo është më se e sigurt. Nuk është se me këto veprime preket apo cenohet e ardhmja e PD-së.
Qëndrojnë akuzat lidhur me zhvillimin e mbledhjeve të grupit?
Akuzat që u bënë për mënyrën se si zhvillohen mbledhjet e Grupit për mua janë thjesht justifikime të qëndrimit të tij politik, dhe ska lidhje me atë çka ndodh në PD.
Mund të ketë largime të tjera?
Absolutisht, me atë që unë gjykoj, smund të ketë rrjedhje të tjera nga Partia Demokratike.

Mark Marku: Edhe individi ka përgjegjësi
Si e gjykoni largimin e zotit Oketa?
Është qëndrim personal, dhe nuk e shoh zgjidhjen te largimi, por te debati i brendshëm në forumet e PD-së. Mbledhjet e Grupit mund të zhvillohen paksa në mënyrë formale, por kjo nuk është arsye për tu larguar nga grupi e deputetëve demokratë.
Zoti Oketa hedh akuza edhe për mënyrën se si zhvillohen mbledhjet e grupit?
Ka një farë të vërtete në ato që thotë zoti Oketa, për një lloj formaliteti të mbledhjeve të grupit, por përgjegjësia nuk është vetëm e forumeve, por dhe e individëve që nuk flasin e nuk shprehen. Ne jemi në një sistem demokratik dhe ska asnjë arsye që individët të mos shprehen në forume. Smund të ketë justifikim për ata që nuk shprehen, deri në momentin që nuk u ndalohet të shprehen.

Florian Mima: Keqardhje që u largua
Si e vlerësoni largimin e zotit Oketa?
E ndoqa me shumë vëmendje intervistën e tij dhe mund të them se zoti Oketa bën pjesë tek ata njerëz të qetë, të edukuar dhe të kulturuar, që kanë futur një frymë ndryshe në politikën shqiptare të trazuar të 20 viteve të fundit, dhe sinqerisht e pres me keqardhje largimin e tij. Por, duke respektuar zgjedhjen e tij personale, smë mbetet gjë tjetër veçse ti uroj fat në partinë apo grupimin e ri të cilit ai aspiron ti bashkohet.
Mendoni se do të ketë ndikim ky largim?
Përgjithësisht, edhe nga arsyet që jep zoti Oketa, nuk më rezulton që të ketë njerëz të pakënaqur nga grupi i PD-së. Unë kam një tjetër zgjidhje për situata të tilla; unë besoj se njerëzit duhet të kenë kurajë ti thonë mendimet e tyre dhe të qëndrojnë fort tek ajo që besojnë se duhet bërë më mirë. PD i ka të gjitha hapësirat e duhura për të ngritur problemet dhe për të kërkuar me forcë zgjidhjet.
Ka akuza për mënyrën se si zhvillohen mbledhjet e Grupit
Ndaj mendime diametralisht të kundërta me zotin Oketa sa i takon mbledhjeve të Grupit Parlamentar. Në pjesën e parë të mbledhjes bëhet një ekspozim të asaj që ka ndodhur, e ne si përfaqësues të popullit jemi paksa më larg nga ekzekutivi dhe aty informohemi rreth atyre çështjeve që ndodhin në qeveri. Unë e konsideroj si një raportim tejet korrekt të Kryeministrit para Parlamentit ku ai ka marrë fuqinë e tij. Ndërsa pjesa e dytë është pjesa ku secili nga ne mund të ngrejë problematikat e tyre. Kam në memorie raste të pafundme të deputetëve që ngrenë problematika, mbahen shënime dhe shumë çështje kanë marrë rrugën e zgjidhjes.

Dashnor Sula: Oketa qejfmbetur, pa pushtet
Nuk është normale fare largimi Oketës. Nuk e kisha menduar largimin e tij nga Grupi, sepse ka pasur një kontribut te PD-ja. Ai ka qenë një njeri i vlerësuar nga partia, ka qenë sekretari i Grupit të PD-së, ministër i Mbrojtjes, përsëri deputet në 2009-n. Ai ka marrë vlerësime maksimale nga PD-ja, unë nuk e di dhe shkakun apo arsyen e këtij largimi. Ndoshta mund të jetë diçka personale largimi nga PD-ja. Është fakt qëndrimi i zotit Oketa pas 2009-s, jo aktiv në politikë. Shpeshherë nuk ka pasur qëndrime apo të diskutojë në forume, e të hedhë ide në Grupin Parlamentar. Mesa duket është diçka e mirëorganizuar me zotin Topi pas vitit 2009.
Zoti Oketa ka deklaruar se mbledhjet e Grupit Parlamentar të PD-së janë njëlloj si mbledhjet e Byrosë Politikë të Enver Hoxhës…
Aspak! Pse tani u kujtua zoti Oketa të thotë se mbledhjet janë si të Byrosë së Enverit. Mbledhjet kështu kanë qenë gjithnjë në PD, qëkur kam ardhur unë në parti, në 2005. Mbaron fjalën Kryeministri Berisha, pastaj kur nuk janë kamerat, secili deputet është i lirë të shprehë problematikat e tij. Kryeministri Berisha u është drejtuar pas takimit të hapur për mediat se çfarë problematikash kanë deputetët. Dhe askush nuk i ka prerë askujt fjalën. Nuk ka arsye pse të etiketohen mbledhjet kështu. Në qoftë se disa deputetë nuk kanë se çfarë të thonë, ky është problemi i tyre. Prania e zotit Oketa ka qenë e rrallë në Grupin e PD-së, një herë në muaj.
Qëndrimin e zotit Oketa për tu bashkuar me zotin Topi si e shikoni?
Ata kanë pasu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›