Sharron tubacionin e gazit, vdes i riu
Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një sasie gazi. Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku Ilmi Xhepi dhe V.P po sharronin një tubacionin gazi.
Dy të rinjtë dyshohet se po bënin një gjë të tillë me qëllim shitjen e tubit për skrap. Xhepi ka humbur jetën në vend ndërsa 19-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë.
Policia ende nuk ka bërë të ditur rrethanat e kësaj ngjarje por dyshohet shpërthimi ka ndodhur nga shkëndiojat e sharrës. /F.S/