Largimi i krahut të punës – Në Gjirokastër, më të prekurat fasoneritë dhe sektori i turizmit

Largimi i popullsisë së aftë për punë po bën që biznesi lokal në Qarkun e Gjirokastrës të përballet me vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore. Pranë Dhomës Rajonale të Tregëtisë në Gjirokastër janë të regjistruar rreth 400 biznese të mëdha dhe të mesme, të cilat aktualisht përballen me probleme për gjetjen e krahut të punës.
Në këtë situatë një pjesë e bizneseve është përpjekur që të sjellë fuqi punëtore nga jashtë vendit.
Më të prekur nga mungesa e fuqisë punëtore janë turizmi dhe fasoneritë. Këto dy sektorë përballen me probleme për sigurimin e punonjësve edhe si shkak i vështirësive financiare që ka sjellë rënie e euros në kursin e këmbimit valutor.
Në Qarkun e Gjirokastrës zhvillojnë aktivitetin rreth 2 400 biznese prodhuese dhe tregtare, të cilat kanë një numër të konsiderueshme punonjësish që sigurojnë të ardhurat mujore për familjet.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al/