E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largohen 180 anetare nga PS, grisin teseren e partise

Nje pjese e anetareve te Partise Socialiste ne Valias te Ri dhe organizata te PS-se ne Kukes kane shpallur dje largimin nga kjo force politike te t’ju bashkuar Partise Demokratike. Jane 30 anetare nga strukturat e Partise Socialiste dhe mbi 150 anetare te kesaj partie nga Kukesi dhe zonat e tjera te Shqiperise, te cilet dje ne menyre demonstrative kane grisur teserat e PS. Largimi i tyre u shpalle dje ne takimin e zhvilluar me deputetin Asllan Dogjani dhe perfaqesues te komunitetit kuksian ne Pallatin e Kultures ne Kamez. Anetaret e organizatave te PS-se e kane argumentuar vendimin e tyre me zhgenjimin qe kane pesuar nga kreu i PS-se, Edi Rama.

Drejtuesit e organizatave ne Tirane dhe ne Kukes kane deklaruar gjate takimit se merrnin kete vendim, pasi nuk jane respektuar vlerat dhe kontributet ne PS. “Si anetar i PS, keto vitet e fundit jam ndjere shume i zhgenjyer nga politika e PS dhe e z. Rama ne pergjithesi. Z. Rama na ka cuar nga zhgenjimi ne zhgenjim, dhe nga disfata ne disfate. Ne nuk kemi kohe per te humbur, ne duam te ecim sa me shpejte, te kapim kohen e humbur. Ndaj ju bej thirrje te gjithe socialisteve shqiptare qe t’i bashkohen nismes tone. Une qe nga ky moment jam anetare i PD dhe sot ndihem shume i perfaqesuar nga z. Sali Berisha”, - tha dje Bujar Sokoli, nje prej te larguarve nga PS. Ndersa anetaret e tjere te PS jane shprehur se largohen nga PS, pasi ne kete parti nuk respektohen vlerat. “Une jam, sekretare i nje organizate ne nje lagje te qytetit te Kukesit, nga ky moment bashkohem me PD dhe e mbeshtes fuqishem ate. Arsyeja se pse ne terhiqemi nga PS eshte mos respektimi i vlerave, mos respektimi i punes tone dhe zhgenjimi e disfata qe na ka dhene vazhdimisht z. Rama”, - tha Jetmir Struga duke folur per largimin e tij. Ndersa Zenel Rexha, kryetare i Partise Socialiste ne Valiasit te Ri u shpreh se ne kete zone PS-ja nuk do te kete me asnje mbeshtetes me politiken qe po ndjek. “Deklaroj i hapur se organizaten time do ta shkrije ne Valias te Ri”, tha Rexha.

Ne takimin ku eshte bere dhe largimi i 180 anetareve te PS ka folur dhe deputeti Asllan Dogjani. Ai u shpreh se, Rama e ka kthyer PS ne nje kompani ndertimi, duke shtuar se ardhmja per te gjithe shqiptaret eshte Partia Demokratike dhe Sali Berisha. “Ne kete salle kane ardhur dhe jane shume socialiste te cilet besojne tek programi i Partise Demokratike, besojne tek Sali Berisha, besojne tek investimet qe do te behen dhe ne punen qe eshte bere. Ata me kane shprehur deshiren qe te dalin ketu perpara jush te flasin dhe te thone se pse ne do vijme te votojme per PD dhe pse ata u bejne thirrje gjithe shqiptareve te votojne per Partine Demokratike, thirrje qe ju shkon gjithe komunitetit te kuksianeve, qytetareve te Kamzes dhe gjithe shqiptareve”, - u shpreh deputeti dhe kandidati i PD-se ne Tirane, Asllan Dogjani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›