Meta: Fillimisht punesimi, pastaj diskutojme per taksat
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka deshmuar dhe nje here per diferencat qe ekzistojne mes Partise Socialiste dhe forces se tij politike ne ceshtje qe lidhen me programin. Ne takimin e zhvilluar dje me banoret e njesise nr. 4 dhe nr. 7 ne Tirane, Meta u shpreh se paresore per ekonomine e vendit eshte hapja e vendeve te reja te punes dhe me pas mund te diskutohet per ceshtjen e taksave. Nderkohe qe PS-ja e ka vendosur si ceshtje kryesore ne fushate rishikimin e sistemit te taksimit ne vend. “LSI ka nje projekt per nje model ekonomik qe mbeshtetet tek nxitja dhe rritja e prodhimit, si mundesia kryesore per te pasur nje rritje ekonomike te qendrueshme, per te zevendesuar sa me shume te jete e mundur importet, per te rritur domosdoshmerish eksportet, per te kufizuar dhe ngushtuar deficitin tregtar dhe per te pasur nje ekonomi te shendetshme, per te pasur nje ekonomi qe konkurron. Prandaj, ne politiken e taksave e shohim ne funksion te ketij modeli ekonomik. Prandaj, plani yne per punesimin eshte nje plan shume konkret, me politika shume konkrete per te rritur dhe per te nxitur punesimin”,- tha kreu i LSI-se, Ilir Meta. Lidhur me modelin ekonomik, Meta shtoi se ekonomia shqiptare duhet te pergatitet per nje faze tjeter, ate te kalimit ne prodhim dhe ne mbeshtetjen e sektoreve te vecante te saj. “LSI, ne dallim nga forcat e tjera politike ka si prioritet kryesor ceshtjen e punesimit sepse ky eshte problemi me i madh per shume e shume shqiptare dhe shqiptare qe jane pa pune dhe qe jetojne vetem me asistence sociale apo per shume e shume te rinj qe kane perfunduar shkollat dhe jane pa pune apo dhe te tjere qe studiojne dhe jane te pasigurt per punen qe mund te gjejne ose nuk mund te gjejne neser”,- u shpreh kreu i LSI-se. Gjate fjales se tij ne takimin me banoret ne dy njesite bashkiake, Meta u shpreh se me zgjedhjet e 23 qershorit, vendi do te kete mundesi te dale nga tranzicioni duke u futur ne rrugen e stabilitetit. “Besoj se 23 qershori do t’i jape fund kapitullit te gjate dhe mjaft te lodhshem te tranzicionit. Dhe ne do te kemi mundesine qe me 24 qershor me voten plebishitare te qytetareve te gjithe Shqiperise, te nisim nje projekt te panderprere per evropianizimin e vendit, per zhvillimin e tij per modernizimin e tij permes bashkepunimit dhe gjitheperfshirjes”,- tha kreu i LSI-se, Ilir Meta. Nje rendesi te vecante ne fjalen e tij, kreu i LSI-se i ka kushtuar dhe ceshtjes se te rinjve. Ai u shpreh se rinia do te kete mundesine qe te jete me e perfshire ne zhvillimin e vendit. “Per LSI-ne rinia eshte aseti me i cmuar i shoqerise dhe i kombit. Ne duam t’i japim fuqi dhe pushtet te rinjve dhe te rejave tona. Suksesi apo deshtimi i ekonomive te vogla si kjo e jona do te varet shume nga shkalla e investimeve ne edukimin dhe punesimin e te rinjve. Ndaj ky investim eshte me i rendesishmi per ne”,- tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.