Largohet Memushi, Kovacic trajneri i Flamurtarit
Furtune ne stolin e kuqezinjve te Flamurtarit. Trajneri qe deri dje ka udhehequr skuadren jugore, ka dhene doreheqjen e parevokueshme nga posti i trajnerit, duke e justifikuar vendimin e tij me mos kualifikimin e skuadres ne Kupen e Shqiperise. Por, nese kjo perben surprizen e pare, e dyta eshte edhe me e madhe. Do te jete Sllavko Kovacic, ai qe do te pasoje Memushin ne stolin e Flamurtarit. Kovacic, ish-ndihmes i trajnerit Oto Baric, kur ky i fundit drejtonte Shqiperine, ishte shume prane firmes me kampionet e Tiranes, pak muaj me pare. Megjithate, tani do te jete ne krye te skuadres bregdetare, te pakten deri ne perfundim te sezonit.
Lajmi i doreheqjes se Eqerem Memushit eshte bere publik nga vete ish-trajneri i Flamurtarit ne nje konference per shtyp. Ai deklaroi se pas diskutimeve te kryera edhe me drejtues te tjere te ekipit, kane rene dakord qe Memushi te mos jete me ne krye te Flamurtarit, gjithsesi tha ai, "une po largohem krenar nga ky post, per vet faktin se ne skuadren e Flamurtarit jane evidentuar djem te afte, qe dine te luajne futboll. Doreheqja ime vjen pas mospermbushjes se objektivit te vendosur nga skuadra per fitoren e Kupes se Shqiperise, dhe si rrjedhim une vendosa te jap doreheqjen". Pas kesaj deklarate publike te Memushit, presidenti i Flamurtarit, Shpetim Gjika, ka komunikuar e mediat, duke deklaruar se vetem sot e ka pranuar doreheqjen e Memushit si trajner, por njekohesisht ka vendosur qe Memushi mos te largohet nga stafi i Flamurtarit, por te kryeje funksione te tjera prane klubit. Ai gjithashtu ka bere me dije se drejtimin e skuadres do ta marre trajneri kroat, Sllavko Kovacic, i cili ka qene edhe zv.trajner i Kombetares shqiptare te futbollit, perkrah Oto Baricit. Kovacic zoteron nje me nje eksperience mjaft te mire si trajner, dhe pritet qe te rrise rezultatet e skuadres.