E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lenda eksplozive ishte e prodhimit artizanal

Tritol dyqanit te celulareve, hetohet konkurrenca
Nje sasi eksplozivi e vendosur ne nje dyqan, qe tregton telefona celulare, ne qytetin e Fushe-Krujes, ka shkaktuar vetem deme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 01:45 te mengjesit te djeshem, ne dyqanin qe eshte ne pronesi te Miklovan Zallmit. Policia e Fushe-Krujes beri te ditur se eksplozivi ishte ne sasi rreth 400 grame dhe i prodhimit artizanal. Ekspertet pohuan se eksplozivi eshte vendosur ne hyrje te lokalit dhe eshte hedhur ne ere me ane te nje fitili zjarrpercjelles. Pasi kane ndezur fitilin e gjate afro tre metra, autoret jane larguar me vrap. Si pasoje e shperthimit, eshte demtuar qepeni, vetrata e xhamit e ketij dyqani, si dhe pjeserisht reklama e dyqanit "Western Union", qe ndodhet ne krah te tij. Brenda dyqanit te Miklovan Zallmit jane demtuar celularet qe ishin ne vitrina, pjeset e kembimit, si dhe pajisjet qe sherbenin per riparimin e telefonave. Sipas policise, vlera e demit arrin ne afro 2 milione leke. Deme jane konstatuar edhe ne pallatet perballe, ku disa xhama jane thyer si pasoje e fuqise shperthyese. Pronari i dyqanit, i marre ne pyetje nga policia, ka thene se nuk ka pasur konflikte me asnje person dhe nuk ka dijeni se cilet mund te jene personat qe kane demtuar pronen e tij. Ai tha se nuk ka as konflikte familjare dhe as ka marre kercenime direkt apo nepermjet telefonatave. Megjithate, grupi hetimor po punon edhe mbi kete piste, ndersa mendohet se motivi me i mundshem eshte ai i konkurrences. Kjo, pasi pronari, banor i komunes se Valiasit, ne Tirane, kishte vetem nje muaj e gjysme qe kishte hapur aktivitetin ne dyqanin e marre me qira.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›