E Hënë, 2 Nëntor 2026

Largohet nga drejtimi i IdentiTek Loina Prifti! Ministri Hoxha firmos nesër për pasuesen

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka shkarkuar nga detyra Loina Priftin, 1 vit e gjysmë pasi u emërua në krye të kompanisë së prodhimit të pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit IdentiTek.

Nuk dihen arsyet e largimit, por ministri i Brendshëm Ervin Hoxha të mërkurën pritet të firmosë zëvendësuesen e saj, sërish një grua.

Burime bëjnë me dije se vendin e Priftit pritet ta zërë Freskida Halilaj, e cila vjen nga një eksperiencë e gjatë në telekomunikacion.

Ky është një nga emrat më të përfolur deri më tani, ku zyrtarizimi pritet ditën e mërkurë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›