E Hënë, 2 Nëntor 2026

U arratis nga burgu në vitin 2017, kapet në aeroportin e Romës 41-vjeçari shqiptar

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e Italisë.

Sipas mediave të huaja, shqiptari po udhëtonte me linjën ajrore të fluturimeve Barcelonë-Romë, pra duke tentuar të hynte në vend nga Spanja.

Gjatë një kontrolli në aeroport, shqiptari  me pseudonimet e tij të shumta (të paktën 7 emra), rezultoi si personi që në vitin 2017 bëri bujë në lajmet e mediave, për arratisjen spektakolare nga burgu “San Michele”, në Alessandria.

Në vijim Gjykata do shprehet nëse 41-vjeçarit i ka mbetur ende dënim për të vuajtur nga ai i 17 viteve burgim.

Shqiptari gjithashtu ishte me shumë precedentë penalë dhe dënime të mëparshme. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›