Lasgush Poradeci, mbrëmje poetike në Metropol

Vargjet e poetit më të madh të dashurisë, Lasgush Poradeci, vijnë për të gjithë dashamirësit e tij në Teatrin Metropol. Interpretimi i tyre do të jetë i gërshetuar me muzikë dhe kërcim, si dhe me një skenografi e cila është e konceptuar me një guackë të madhe dhe valët e liqenit me rrjetat e peshkimit në breg.
Poezitë do të vijnë nën interpretimin e Yllka Mujos, Fatos Selës, Kastriot Rramollarit, Rozi Kostandinit dhe Anila Bishës. Ato do ti shoqërojë me muzikë violinçelisti Iljard Shaba. Janë përzgjedhur 16 poezi ndër të cilat, “Vdekja e Nositit”, “Poradeci”, "Dremit Liqerit”, "Kënga për Pleqërishte". Kjo mbrëmje vjen e dyta pas asaj të organizuar për rilindasin Naim Frashëri.