E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tkurret harta e zonave të bllokuara, MB: Edhe 7 komuna në izolim

Qarku i Shkodrës dhe Kukësit vazhdon të ketë komuna të bllokuara. Këtë e ka konfirmuar Ministria e Brendshme përmes zëdhënësit të saj për shtyp, Fatmir Konja, i cili theksoi se aktualisht mbeten të bllokuara vetëm 7 komuna, ndërsa vazhdon puna edhe për zhbllokimin e tyre.
 

Sipas Konjës komunat e që mbeten ende të bllokuara janë: komunat Shalë, Shosh, Iballë dhe Fierzë në qarkun e Shkodrës, si dhe komunat Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit. Po kështu në deklaratën për shtyp theksohet:
 

“Në bazë të informacioneve nga shtabet e emergjencave lokale në qarqet e prekura nga fatkeqësia natyrore e reshjeve të shumta të dëborës, ditën e sotme forcat dhe mjetet për përballimin e emergjencës e kanë fokusuar sërish punën kryesore të tyre në mundësimin e komunikimit rrugor tashmë jo vetëm për qendrat e komunave, por edhe për qendrat e fshatrave dhe rrugët e lagjeve.Në të gjithë vendin sot numërohen vetëm 7 komuna ende të bllokuara, për komunikimin e të cilave me akset rrugore kombëtare vazhdon puna nga mjetet dhe forcat e Drejtorive Rajonale të Rrugëve dhe Forcave të Armatosura. Bëhet fjalë për komunat Shalë, Shosh, Iballë dhe Fierzë në qarkun e Shkodrës, si dhe komunat Kalis, Lekbibaj dhe Arren në qarkun e Kukësit.Sot përfundoi puna që mundësoi komunikimin me akset rrugore kombëtare të qendrave të komunave Lurë dhe Grykë Çajë. Për të trajtuar emergjencat shëndetësore sot nga helikopterët e Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer tre misione fluturimi, ndërkohë strukturat e Forcave të Armatosura kanë kryer operacione të ndihmës humanitare në Zapod të Kukësit, Orenjë të Librazhdit dhe në Pukë”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›