Laureati i cmimit nobel Mosmarreveshja per borxhin ne SHBA eshte cmenduri

Deutsche Welle Ajo qe per shumicen e eksperteve dukej deri pak kohe e pamundur mund te behej realitet. SHBA sot fuqia ekonomike kryesore ne bote mund te behej me te vertete e paafte per te paguar. Sa e madhe eshte kjo mundesi
Kenneth Arrow Une mendoj se kjo ende eshte e pamundur. Mendoj se presioni i tregjeve financiare do te mjaftoje per ta shmangur ate. Por siguri 100 perqind natyrisht nuk ka mund te ndodhe qe te mos arrihet marreveshje. une do te thoja se ka nje probabilitet 10 perqind qe tavani i borxheve te ngrihet.
Deutsche Welle Me cdo dite qe nuk arrihet marreveshje kriza po afrohet me prane dhe fajesimet reciproke ndermjet demokrateve dhe republikaneve po shtohen. A eshte e drejte pershtypja qe ekziston ne Evrope se politikanet jane te interesuar vetem te arrijne nje fitore politike ne vend qe te menjanojne katastrofen
Kenneth Arrow Ketu luajne rolarsye te ndryshme dhe njere eshte me siguri ceshtja e ideologjise. Ka disa republikane qe kane thene se nuk do te votojne ne asnje menyre per ngritjen e tavanit te borxhit pavaresisht se cfare leshimesh ofrojne demokratet. Ata mendojne se roli i shtetit eshte shume i madh dhe duhet reduktuar dhe kete e shfrytezojne si mjet pushteti. Pra nuk eshte fjala vetem per nje avantazh afatshkurter politik.
Nga ana tjeter senatori Mitch McConnell udheheqesi i pakices republikane ne senat ka thene para disa muajsh se eshte misioni i tij qe te punoje qe presidentiObama te kete vetem nje mandat. I njejti McConnell qe para pak kohe beri nje propozim per kapercimin e krizes. Pra ketu behet fjale mjaft qarte per avantazhie politike.
Deutsche Welle A nuk mund ti shmangin te dyja palet thjesht mosmarreveshjet politike per ngritjen e taksave dhe shpenzimeve dhe te ngrene tavanin e borxhit per te menjanuar ilikuiditetin apo eshte ky mendim teper naiv
Kenneth Arrow Natyrisht qe munden. Kjo e gjitha eshte per mua cmenduri. Ne kemi nje buxhet shteti qe eshte miratuar. Pse nuk eshte ky fundi i tregimit Perse ka nje votim te ndare per tavanin e borxhit Natyrisht qe ne buxhet duhet te merret parasysh borxhi por ky nuk mund te percaktohet gjithmone qarte sepse te ardhurat nga taksat nuk mund te percaktohen saktesisht.
Keshtu per mua shtrohet pyetja perse te mos votohet thjesht per buxhetin dhe pastaj te merren kredite nese ato dote jene te domosdoshme. Kjo eshte e thjeshte dhe prandaj une nuk kuptoj perse nevojitet nje votim i dyte.
Tavani i borxhit eshte ngritur automatikisht ne te kaluaren prandaj kjo nuk eshte aq kontroverse sa cduket tani. Ideja qe ne duhet te votojme tani per tavanin e borxhit eshte ide e cmendur sipas mendimit tim.
Deutsche Welle Si do te perfundoje historia
Kenneth Arrow Diku do te kete shkurtime qe mund te jene ne sistemin e sigurimeve shoqerore sepse kjo do te dergonte nje sinjal te forte politik.Por dikur do te vijne pyetjet perse mbajtesve te obligacioneve te qeverise nuk u kerkohet te paguajne nese shihet se si njerezit pleq dhe te semure vuajne nga kriza. Kur te vije koha e ketij diskutimi do te jene ngritur normat e interesit. Pastaj do te bien borxhet e shtetit dhe kjo do te kete pasoja ne rezervat e bankave. Pra ndoshta duhet shternguar me fort rripi dhe une mund ta imagjinoj qe kjo mund te kete pasoja per sektorin privat. Pra ne rradhe te pare do te rriten normat e interesit dhe kjo do te kete natyrisht pasoja si ketu ne SHBA edhe jashte shteti.
Sipas mendimit tim rritja ekonomike ne SHBA - dhe keshtu ne shume vende evropiane per shkak te nderlidhjes se bankave - do te dobesohet. Fituesi me i madh do te jete Kina sepse vlera e obligacioneve shteterore amerikane do te rritet.
Kenneth J. Arrow eshte Professor Emeritus per ekonomine ne universitetin Stanford dhe ka marre ne vitin 1972 cmimin nobel per ekonomine.Arrow ka punuar ne keshillin ekonomik nen presidentin John F. Kennedy.
Intervistoi Michael Knigge rm
Redaktoi Angjelina Verbica