Ballkani terreni i forte i bankave greke ne kohen e krizes

Skenari me negativ per ekonomine greke do te ishte qe kthetrave te krizes se borxhit prej 350 miliarde eurosh tu shtoheshin edhe ato te krizes se sistemit bankar. Nje eventualitet kercenues qe deri tani mundi te evitohej me subvencionin shteteror prej 27 miliarde eurosh ne fillim te krizes dhe qe tani pas garancise se likuiditetit te tyre nga Mekanizmi i Stabilitetit Financiar EFSF te vendosur ne samitin evropian te 21 qershorit ngjan edhe me i larget. Likuiditeti dhe stabiliteti i sistemit bankar shnderrohet ne likuiditet dhe stabilitet te ekonomise reale greke deklaroi ministri grek i Financave Evangjellos Venizellos i cili nuk nguroi ta cilesoje sistemin bankar grek si me te sigurt ne bote dhe te drejtoje apel per riatdhesimin e parave te larguara jashte shtetit.
Ristriktim dhe humbje ne tregun e brendshem fitime ne rajon
Gjerat tani ndryshojne per mire dhe per prezencen e bankave greke ne vendet fqinje ne Evropen Juglindore edhe ne Turqi me rreth 48 filiale dhe rreth 20 te sistemit bankar te ketyre vendeve. Te shnderruara ne nje faktor te fuqishem zhvillimi se bashku me bankat e tjera perendimore bankat greke gjeten ne 16 vendet fqinje te aferta Ballkan dhe te larget Evropa Qendrore dhe nje terren te forte per ti rezistuar tallazeve te krizes. Te dhenat e nje studimi te publikuar se fundi nga Unioni Grek i Bankave jane sinjifikative Perkunder rrudhjes se tyre ne tregun e brendshem ne rajonin perrreth ne fund te vitit 2010 rezultonin me nje aktiv prej 90.4 miliarde eurosh te shtuar 3 ne krahasim me vitin 2009 si edhe me 43.5 miliarde euro depozita te shtuara 15 te njejten periudhe. Ne te njejten kohe ne Greqi depozitat ishin reduktuar rreth 29 miliarde euro. Rezultatet qe paten vitin ose dy vitet e fundit jane rezultatet pozitive me te fuqishme te bilanceve te tyre duke permiresuar dukshem indeksin e fitimeve te tyre ne teresi apo duke kompesuar akoma dhe humbjet e tyre i thote DW kryeredaktori i gazetes Capital Janis Angjelis. Fitimet vitin ne fjale arriten ne 790 milione euro nje shifer aspak modeste qe analisti bankar grek e shpjegon me strategjine investuese te bankave ne nje mjedis te favorshem ritmesh te larta zhvillimi te ketyre vendeve. Indeksi livrime/depozita u permiresua ne 141 nga 169 te nje viti me pare.
Filialet sigurojne 18 te totalit te fitimeve
Sa per kurben e fitimeve mjafton te themi se 18 e fitimeve te bankave greke jane siguruar nga filialet e tyre ne 16 vendet e rajonit perreth. Eurobank fale fitimeve ne 5 vendet e prezences se saj qe perllogariten ne 1/3 e totalit te tyre mundi te kaloje nga 44 milione humbje te vitit 2009 ne 32 milione fitime gjate vitit 2010. Fokusuam ne zhvillimin selektiv te sherbimeve tona kryesisht jashte shtetit dhe ne kufizimin e metejshem te kostos paralelisht me menaxhimin efektiv te risqeve ishte shpjegimi qe dha per kete ecuri te suksesshme keshilltari drejtues i Eurobankes Nikos Nanopullos.
Bildunterschrift Banka Kombetare e Athines
Kriza ne Greqi i detyron te shesin nje pjese te bizhuterive te perftuara ne rajon
Kriza nderkohe eshte prezente dhe kercenuese dhe eshte kjo qe i ben bankieret greke shume te kursyer ne fjalet e tyre. Po iu them se kjo nuk eshte absolute se perforcohet pozita e bankave greke ne rajon ishte dhe pohimi domethenes ne DW i drejtorit te marredhenieve me jashte te Bankes Kombetare te Greqise Agis Leopullos pa dashur te hape me teper kartat. Banka ne fjale sic u mesua do te shese 20 te aksioneve te saj ne Turqi edhe pse gjate vitit 2010 pati 500 miione euro fitime ne kete vend. Kufizimin e pjesemarrjes se saj ne kete vend shpalli edhe banka tjeter greke Eurobank. Mendoj se depertimi i bankave greke gjate periudhes ne vazhdim ne Ballkan do te ristriktohet pikerisht per shkak se problemet me te cilat perballen ne qender ne Greqi i detyrojne te shesin asetet e tyre me te cmueshme thekson Angjelis.
Rrethim te bankave greke ne rajon nga bankat e tjera perendimore per perftim te nje pjese te prones se tyre per shkak te krizes sheh edhe analistja tjeter bankare Nena Malara. Bankat greke sigurisht qe do te duhet te bejne ristrukturim te filialeve te tyre ne rajon sipas saj gje qe do te behet sapo te krijohen kushte te favorshme me bursen. Nuk eshte dicka qe duan ta bejne detyrohen ta bejne pasi ato jane asetet e vetme me vlere qe mund te kompensojne humbjet ne tregun e brendshem thote Malara per kete paradoks te kufizimit te prezences se tyre ne nje treg fitimprures te fituar me shume mund dhe perpjekje per nje dhjetevjecar te tere.
Do te perpiqen me mish e me shpirt te ruajne prezencen e tyre ne rajon
Por a duhet te shqetesohen fqinjet per kete largim te pjesshem te bankave greke sic ndodhi ne vitin 2008 me mosfinancimin e perfolur te likuiditetit te filialeve te tyre per shkak te krizes Jo se bankat greke do te perpiqen me t gjitha fuqite te ruajne prezencen e tyre ne keto vende dhe per arsyen e thjeshte se aty ndodhen mijera biznese greke qe duan financim thote Nena Malara dhe permend vendimin e Asamblese se Pergjithshme te Aksionereve te Bankes Kombetare te 23 qershorit per nje lloj ristrukturimi te saj krijimin e nje rrjeti-ombrelle per te gjitha filialet e saj qe do te reduktoje ndjeshem edhe koston.
Prezence ne varesi te strategjise se zhvillimit ne rajon
Per historine te theksojme se jane rreth 8.000 biznese greke te instaluara ne rajon qe kerkojne mbeshtetje financiare kur rubineti i subvencioneve por edhe i depozitave sa vjen e shtrengohet. Shume nga keto biznese kryejne mbi 20 te ciklit te puneve te tyre ne keto vende ku drejtohet edhe 27 e eksporteve greke. Keshtu vijimesia e prezences se bankave presupozon vijimesine e strategjise se zhvillimit me kredi si per bizneset vendase po keshtu edhe per ekonomite familjare. Pesembedhjete miliarde eurot e garancise se likuiditetit te bankave greke prej Mekanizmit te Stabilitetit Financiar a nuk eshte nje garanci edhe per prezencen e tyre te metejshme ne Ballkan Kjo do te jete e vertete vetem ne qofte se perforcimi i kapitaleve te bankave greke do te kete te beje me totalin e aktivitetit te tyre brenda dhe jashte Greqise verren analisti grek Janis Angjelis i cili ne sfondin e krizes e vlereson nderkohe si te pashmangshem ndryshimin e hartes se sistemit bankar grek brenda dhe jashte vendit.
Autor Niko Anagnosti/ Athine
Redaktoi Auron Dodi