E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lautaro: Kampionati iku, trishtim dhe hidhërim, një tjetër finale është ëndërr

Lautaro Martinez ishte një nga protagonistët e Ditës së Medias së Interit përpara finales së Champions League kundër Paris Saint-Germain të planifikuar për të shtunën më 31 maj në orën 21:00 në Mynih. Kapiteni është gati të rikthehet për aktin final dhe të përpiqet të harrojë zhgënjimin e kampionatit që u “zhduk” në fund në përballjen kokë më kokë me Napolin dhe Champions të humbur në 2023 me Manchester City-n.

Numri 10 i Interit foli për rikthimin në finale dy vjet pas humbjes në Stamboll: “Sigurisht me përvojë, sepse dy vjet më parë luajtëm një finale të rëndësishme kundër një ekipi të rëndësishëm. Për mendimin tim, tani jemi perfekt në çdo aspekt, sepse skuadra është pothuajse e njëjta si në Stamboll. Natyrisht, e dimë që është e vështirë të arrish një tjetër finale, por falë sakrificës merituam të luajmë një tjetër finale. Na mungon vetëm hapi i fundit”.

Toro qëndroi në stol në Como dhe u ruajt nga Inzaghi për finalen e Champions League. AI pranoi zhgënjimin e madh për titullin që u debatua me Napolin deri në ndeshjen e fundit, por që përfundoi në duart e skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte: “Brenda meje kishte trishtim për 2 ditët e para. Nuk më pëlqen të humbas, dhe tani kampionati ka ikur”.

Argjentinasi tashmë po mendon për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit: “Nuk kemi kohë, vetëm kohë për të punuar dhe përgatitur mirë këtë ndeshje. Të luash një tjetër finale është një ëndërr”.

“Duhet të jemi pozitivë dhe të lëmë pas atë që ndodhi dhe të mendojmë vetëm për këtë ndeshje. Për mua fitorja do të ishte një gjë shumë e rëndësishme, e dua me gjithë zemër. Për mua, për familjen time, për gjithçka që kam kaluar si fëmijë. Dhe veçanërisht për të gjithë njerëzit e Interit, për këtë klub të madh që më adoptoi që nga dita e parë. Ne jemi të vetëdijshëm se ku jemi dhe fanellën që përfaqësojmë. Kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme për ne dhe do të duhet të luajmë me zemër dhe me mendje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›