E Hënë, 2 Nëntor 2026

Lautaro e Bonny, Interi mposht Lazion dhe kap kreun

Interi mposhti Lazion me rezultatin 2-0 në ndeshjen e mbrëmjes të së dielës të javës së 11-të të Serisë A, duke u rikthyer në krye të tabelës përkrah Romës. Në San Siro, zikaltërit e Chivu zhbllokuan ndeshjen pas pak më shumë se dy minutash lojë me një gjuajtje me të djathtën nga Lautaro Martinez, duke përfituar nga një top i dhënë nga Bastoni.

Përgjigja e Lazios nuk shkaktoi shumë probleme për Sommer, dhe në minutën e 62-të, Bonny vulosi fitoren me një asist të Dimarcos. Në momenet e fundit, Gila goditi traversën për vizitorët pasi një gol i Zielinskit u anulua. Kjo ishte fitorja e tretë radhazi e Interit në ligë dhe e njëmbëdhjeta në dymbëdhjetë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›