Lauterbach: Jo lockdown para Krishtlindjeve

Gjermania nuk do të shkojë në izolim para Krishtlindjeve, megjithëse varianti Omicron përbën një sfidë të madhe për vendin, deklaroi ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach.
‘’Nuk do të kemi një bllokim si në Holandë para Krishtlindjeve’’, theksoi ai për transmetuesin publik ARD.
”Ne do të kemi një valë të pestë. Ne kemi kaluar një numër kritik të njerëzve të infektuar me Omicron. Kështu që kjo edhe kjo valë nuk mund të ndalet më plotësisht dhe ne duhet ta përballim atë”, theksoi Lauterbach.
“Ne kemi nevojë për një strategji të përbashkët kundër Omicron”, tha ndërkohë Hendrik Wust, kryeministri i landit të North Rhein-Westfalisë duke iu referuar faktit se 16 landet gjermane ndonjëherë marrin qasje të ndryshme ndaj rregullave dhe kufizimeve të pandemisë./ATSH