Lavitola Meta padit La Repubblica

Ish-zëvendëskryeministri Ilir Meta ka vendosur të ngrejë një padi ndaj gazetës prestigjoze italiane “La Repubblica” për shpifje.
Burime pranë stafit të Metës kanë bërë të ditur se padia ka të bëjë me lajmin e publikuar në këtë gazetë, për lidhjen e tij dhe ministrit italian Franco Frattini me sekserin Valter Lavitola.
Sipas burimeve, Meta ka zhvilluar edhe në të kaluarën beteja ligjore me “La Repubblica”, të cilat i ka fituar. Këtë herë, ai do të angazhojë një studio ligjore italiane.
Dy ditë më parë, gazeta italiane i kishte rezervuar faqen e parë cështjes së sipërmarrësit Lavitola, kërkesës së tij drejtuar sekretares së ministrit të Jashtëm Franco Frattini për t'u takuar me Ilir Metën dhe përgënjeshtrimit që i bëri pretendimeve të shefit të diplomacisë italiane Top Channel.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Meta thoshte se ai nuk e njihte Lavitola-n, ndërkohë që në një deklaratë për shtyp të publikuar më pas thoshte se e njihte si drejtorin e një gazete.
Ndërsa Frattini, brenda dy ditësh ndërroi versionin e tij mbi zhvillimin apo jo të takimit trepalësh. Fillimisht ai e mohoi, por më pas u detyrua ta pohojë, duke shkaktuar reagimin e opozitës që kërkon prej tij sqarime në Parlament.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Berisha përuron rrugën e Labinotit
Kryeministri Sali Berisha u ngjit deri në zonën e Labinotit, një komunë e thellë por piktoreske, në qarkun e Elbasanit, ku është inauguruar rruga me gjatësi 8 kilometra dhe u vjen në ndihmë banorëve të 5 komunave përreth. PS zgjedh delegatët
Nën moton 'Një anëtar, një votë', në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë, gjithcka është gati për të nisur te shtunën votimin përzgjedhës, të 800 delegatëve pjesëmarrës, në kongresin e 5 Nëntorit. Janë 385 njësi zgjedhore në të gjithë Shqipërinë ku do të kryhet procesi votimit. Kërcënohet Taulant Balla
Menjëherë pas interpelancës së të enjtes në parlament me ministrin Genc Pollo, nismëtari i interpelancës, deputeti i opozitës Taulant Balla ka marrë një kërcënim përmes telefonit.
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Zgjerohen përmasat e skandalit mbi takimin e Valter Lavitola-s me shefat e diplomacisë shqiptare dhe asaj italiane Ilir Meta dhe Franco Frattini, në selinë e Ministrisë së Jashtme në Romë, në kuadrin e një vizitë zyrtare me 21 tetor të vitit 2009. Korcë, konsullit i përfundon mandati
Përfundon zyrtarisht mandati i konsullit grek Theodhors Ikonomus, i cili largohet nga drejtimi i konsullatës greke në Korcë.
Lajmet kryesore
Orët e fundit të marinarëve turq
Dëshmitë e pasagjerëve të tragetit që përplasi anijen
Meta-Lavitola, Frattini në parlament
Arvizu: Korrupsioni, hiqni imunitetin
Obama njofton tërheqjen e plotë nga Iraku
Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri