Një rrëfim i shkurtër për kërkimin arkeologjik në fshatra të Vlorës
21/10/2011 Gjatë periudhës shtator – tetor së bashku me një grup prej pesë studentësh të Shkollës Doktorale të Institutit të Arkeologjisë (S. Xhyheri, E. Halilaj, L. Sheremetaj, A. Xhelaj) dhe Universitetit Tiranës (G. Resulaj) u krye një ekspeditë përnjohëse në zonën e Vlorës. “Deri tani kemi arritur të kontrollojmë një pjesë të madhe të fshatrave në zonën që quhet zona e ulët e Vlorës, duke filluar nga Qishbardha, Peshkëpia, Armeni, Xhyherina, Risilia, Babica e Vogël, Kropishti, Rromsi, Resulaj, Kota, Mavrova, Gumenica dhe në fshatin mesjetar të Asomatit (sot pjesë e Velçës). Në gjithë këto fshatra u arrit të identifikohen monumente të reja që nuk ishin parë më parë, por dhe të rivlerësohen me të dhëna të reja edhe disa nga qendrat arkeologjike të njohura”.
Qyteza e Armenit dhe Kalaja e Xhyherinës
Qyteza e Armenit ishte një nga qendrat e vizituara dhe kërkimi mundësoi të dhëna të reja interesante. Aty u pa se kodra dikur kishte qenë e fortifikuar dhe për nga sipërfaqja ajo mund të radhitet në grupin e qyteteve të periudhës së shek. IV - III p. Kr. Por për fatin e tij të keq, ky qytet, që nga java e largët e vitit 168 p. Kr. kur komandanti romak Paul Emili nisi S. Nasikun dhe të birin e tij për të plaçkitur e shkatërruar qytetet në veri të Vjosës dhe vetë vazhdoi rrugën për të plaçkitur 70 qytete të Epirit.
Ja si e përshkruan fundin e qyteteve epirote (pra dhe të Qytezës së Armenit) historiani romak Tit Livi: “Në mëngjes ari dhe argjendi ishte grumbulluar, në orën e katërt (2 orë para drekës) iu dha shenjë ushtarëve për të plaçkitur qytetet. Plaçka e rrëmbyer qe aq e madhe sa çdo kalorësi i ranë nga katërqind dinarë, e këmbësorëve nga dyqind dhe numri i robërve arriti në njëqind e pesëdhjetëmijë. Pastaj u rrënuan muret e qyteteve të plaçkitura, të cilat ishin afro shtatëdhjetë. U shit gjithë plaçka dhe vlefta e mbledhur u nda midis ushtarëve. Pauli zbriti në bregdet në Orik duke kujtuar se me plaçkitjen në Epir do të ishte ngopur lakmia e ushtarëve”.
Nga kjo datë e largët muret e shkatërruar kanë qenë pre e ndërtimeve të mëvonshme dhe së fundi me gurët dhe tullat e tij janë ndërtuar shtëpitë e fshatit.
Në të njëjtën rrugë ka ecur dhe qyteza e periudhës helenistike në fshatin e Xhyherinës, që nga banorët quhet Kala. Sipas prof. Muçajt, më parë kjo nuk ka qenë në vëmendjen e kërkimeve në terren të arkeologëve dhe kjo për arsyen e thjeshtë se gurët e murit rrethues janë marrë deri në themelet e tij. “Përreth kësaj qyteze, me gurët dhe materialin tjetër arkitektonik janë ndërtuar shumë monumente të periudhave të mëvonshme. Midis tyre mund të veçohet një vilë romake dhe një kishë mesjetare në Kodrën e Beshos (Qishëbardhë), një termë romake poshtë mureve të qytezës, dy ura në përroin e Vllahinës, një vilë romake po në fshatin Peshkëpi, një kishë paleokristiane dhe një tjetër mesjetare në fshatin Risili, një kishë mesjetare në Xhyherinë dhe një tjetër në Qishbardhë. Me këto materiale janë ndërtuar dhe shumë banesa të tjera të periudhës romake dhe të antikitetit të vonë në këtë zone”.
Pra, të dhënat e vjela gjatë kësaj ekspedite treguan se amantëve veç qyteteve dhe qytezave të njohura të periudhës ilire të shek. V-IV p.Kr. si Amantia, Kanina, Treporti, Oriku, Cerja, Matohasanaj, Hadëraj duhet t’i shtohen dhe këta të dy, i Armenit dhe Xhyherinës.
Kalaja e antikitetit të vonë në qytezën e Armenit
Majën e kodrës, ku dikur lulëzonte qyteza e shek IV-II p. Kr., e ka rrethuar një mur fortifikues, dhe nisur nga gjetjet e pakta arkeologjike ai i përkiste ndërtimeve të bëra në shek. VI m. Kr., ndoshta në periudhën e perandorit Justinian I. Në Kalanë e Xhyherinës, megjithëse materiali arkeologjik i shek. VI m. Kr. ishte i pranishëm, ne nuk arritëm të identifikonim gjurmë fortifikimi të kësaj periudhe.
Në Kropisht e Asomat, E shenjta nderohet si e shenjtë
Maja e Lutrojit. Në “Majën e Lutrojit” apo siç thirrët më së shumti nga banorët “Maja e Qishës”, gjenden rrënojat e dukshme të një monumenti tepër të rëndësishëm. Edhe një djalë i klasës dhjetë, që ditën e diel ndjek në kullotë kopenë e dhive, na njeh me të dy toponimet dhe me faktin interesant që njëra faqe e kodrës (Vllaho) i takon Kropishtit dhe tjetra Peshkëpisë, kurse sheshi në majë të kodrës s’i përket askujt se është i shenjtë.
Pranë majës së kodrës tre burime (njeri me emër grek Vrizi) i kanë krijuar mundësi njeriut që të jetë i pranishëm aty që nga shek. XV p. Kr. deri në shek. XV m. Kr. Në fund të shek. IV dhe fillim të shek. III p. Kr., kur ilirët po shënonin fillimet në rrugën e zhvillimit të jetës qytetare, në majën e kodrës së saj u lartësua një tempull. Nga këtu syri të rrok rrënojat e qyteteve antike në Kaninë, Amantie, Treport, Armen, Bylis, Gurëzezë, Apoloni. Në antikitet me bardhësinë e mureve dhe monumentalitetin e tij ai duhet të ketë qenë adhuruar edhe nga qytetarët e këtyre qyteteve. Nën rrënoja do të qëndrojë e fshehur Perëndia, të cilës i ishte kushtuar ky tempull, për sa kohë nuk do të ketë gërmime.
Më herët, në shek. XV p. Kr. aty ka pasur një ndërtim, por dëshmitari i vetëm që na u prezantua gjatë vizitës së shkurtër të këtij grupi pune ishte qeramika e kësaj periudhe. Një kasolle për banim, një pikë vrojtimi apo një faltore. “Le të pranojmë për një moment këtë të fundit, dhe në fantazinë tonë do të shikojmë vargun e pelegrinëve që i ngjitet faqes së kodrës të paktën që nga shek. XV p. Kr. deri në shek. XV m. Kr.. Kjo e fundit është tepër e sigurt, se mbi rrënojat e tempullit janë ngritur muret e një kishe, të paktën që nga shek. XIII. Koprishta (Kropishta) ka qenë pronë e Peshkopatës së Kaninës dhe ka shumë të ngjarë që peshkopi ta ketë përdorur këtë si seli të përkohshme, nga ku duhet të vijë dhe emri i Peshkëpisë (peshkopatë)”, rrëfen arkeologu Muçaj.
Qisha Mëne. Asomati, përmendur në shek. XIV krahas Sarishtës, Mihalovës, Koprishtës, ullishtave të Mercevishtes dhe Çikës, Risilisë, Smokthinës, Marmiroit, Malomirit, Treblovës dhe kriporeve të Mifolit si pronë e peshkopatës së Kaninës. Po ashtu Asomatin e gjejmë si fshat në regjistrin osman të vitit 1519 – 1520, kurse sot ai përmbledh një hapësirë të gjerë, si pjesë e fshatit Velçë. Aty ndodhen sot rrënoja të periudhave të ndryshme: Maja e Qytetit, një vendbanim romak; Kaminat, rrënoja të fshatit mesjetar të Asomatit; Bregu i Qeramidhes (të cilin ne nuk mund ta vizitonim) dhe e fundit, por më e rëndësishmja, Qisha Mëne.
Qisha Mëne, rrënojë e një tempulli dhe më pas e një kishë. Blloqe të shumtë prej guri gëlqeror me të cilët ka qenë ndërtuar tempulli janë ripërdorur duke u lidhur me llaç, së pari në periudhën romake për ta rindërtuar këtë tempull dhe më pas në atë bizantine për ndërtimin e kishës. Blloqe të tjera janë gdhendur enkas për të ndërtuar harqet e dyerve apo për dritaret e kishës mesjetare.
Tempulli i Asomatit, ndryshe nga tempulli në Majën e Lutrojit, është ndërtuar pranë një burimi dhe në një terren të sistemuar mirë me tarraca. Duket se ai ka pasur një jetëgjatësi më të madhe duke funksionuar edhe gjatë periudhës romake. Tempulli i ruajtur në gjendje të mirë deri në periudhën kur filloi ndërtimi i kishave të para, Amantët duket se e përshtatën tempullin si kishë. Dhe kjo duhet të ketë ndodhur tepër herët, duke marrë parasysh se Amantia kishte një peshkop të quajtur Eulalius, të paktën që në vitin 344 kur ai nënshkruan enciklikat e semiarianëve.
“Kjo kishë ka qenë në përdorim edhe në shek. XIII - XV, por të dhënat e vjela nga një vëzhgim sipërfaqësor na lejuan të përcaktojmë vetëm disa përfundime paraprake”, vijon Muçaj, ndërsa shton se gërmimi do të mund ta plotësojnë gjithë fazat në të cilat ka kaluar ky monument i rrallë, paksa larg qyteteve të kohës. “Këtu nuk mund të përjashtojmë edhe periudhat e tjera sidomos ajo e Mbretërisë Bullgare, kur Brohoti (në lumin e Vlorës) përmendet si vatra e fundit e qëndresës së pasardhësve të mbretit bullgar Samuel, në vitin 1018, kundër perandorit Bazili i II i Bizantit”.
Në vitin 1274, Asomati, si pronë e Peshkopatës së Kaninës, nuk kish si përfshihesh në listën e 10 fshatrave të arkondisë së Brohotit që ishin në varësi të qeveritarit anzhuin të Vlorës.
Banorët e nderojnë si një vend të shenjtë dhe të mirë dhe meraku i vetëm i tyre është se gjatë Luftës II Botërore është dëmtuar nga italianët.
Në kërkim të Nymfeut, një nga mrekullitë e dëgjuara të Aristotelit
“Në Apoloni, që ndodhet pranë krahinës së taulantëve, thonë se del asfalt dhe pisë si currila që shpërthejnë nga toka; ... dhe banorët thonë se jo larg këtij vendi është një zjarr, që qëndron i ndezur vazhdimisht dhe një sipërfaqe fare të ngushtë... Këtej del një erë squfuri dhe nishadri; përreth rritet një bar shumë i lartë dhe ç’është më e çuditshme, jo më larg se katër kut prej andej rriten drurë të lartë...”, shkruan filozofi dhe mendimtari më i shquar i shek. IV p. Kr., Aristoteli.
“Në krahinën e apoloniatëve është një vend i quajtur Nymfe, një shkëmb aty nxjerr zjarr dhe nën këtë rrjedhin burime të vakëta dhe asfalt. Aty pranë ka një minierë, mbi një kodër; me kohë gropat e minierës mbushen përsëri dhe dheu, që bie në to, shndërrohet në asfalt, sikurse e thotë Poseidoni. Ai thotë se dheu asfaltoz, ..., është ilaç kundër morrave të vreshtave, sepse kur ky përzihet me vaj e ngordh insektin para se ky të ngjitet në degët”, shkruan Straboni, gjeograf dhe historian grek që ka jetuar në vitet 63 p. Kr. – 20 m. Kr.
Plini, shkrimtar dhe burrë shteti në shek. I m. Kr., në veprën e tij “Historia e Natyrës” jep të dhëna të sakta për vendndodhjen e Nymfeut dhe përdorimin e asfaltit: “Apolonia, në kufi të saj gjendet Nymfeu i famshëm, ku banojnë barbarët amantë dhe bulionë”. “Ka edhe një përzierje natyrale pisë-asfalt, prej pisës dhe asfaltit që del në tokat e Apolonisë. Ky është një ilaç shumë i mirë kundër zgjebes së berrave dhe kundër plagëve që u shkaktohen sisëve nga lindja”; Edhe ai (asfalti) i Apolonisë është i lëngshëm; të gjitha këto (llojë asfaltesh) grekët i quajnë pisasfalton, sikur të donin të thoshin se janë të përbërë nga pisa e asfalti”.
Dion Kasi (155 – 235 m. Kr.) duke vizituar Apoloninë shkruan: “Por ajo që më çuditi më shumë se çdo gjë tjetër është zjarri i madh që del pranë lumit Ana (Vjosa) dhe që nuk përhapet më tepër rreth e rrotull dhe as atë, në të cilën del e qëndron, nuk e djeg as nuk e than në një farë mënyre, por përkundrazi atje, bile shumë afër tij, ka dhe gjelbërim dhe pemë që lulëzojnë; përveç kësaj, kur bie shi, ky zjarr shtohet edhe ngrihet më lart. Për këtë ky vend quhet Nymfe dhe bile këtu ka pasur edhe një orakull”.
Eliani (170 – 235m. Kr.) në “Tregime të ndryshme” shkruan: “Dhe afër saj (Apolonisë) ka asfalt që nxirret duke gërmuar dhe pisë që del nga toka, po ashtu si shumë burime uji. Dhe flitet se jo shumë larg është një zjarr i përjetshëm. Vendi që digjet është i vogël; ai nuk zë një hapësirë të madhe dhe ka një rreth të ngushtë; mban erë squfuri dhe çemçekëzi dhe rreth tij ka bimë që lulëzojnë plotësisht dhe gjelbërim dhe zjarri, që del me vrull aty pranë, nuk dëmton aspak mbirjen e bimëve as gjelbërimin. Zjarri digjet natë e ditë dhe s’kishte të pushuar kurrë, siç thonë apoloniatët, para luftës që u ndodhi atyre me ilirët (viti 470 p.e.sonë)”.
Zjarri i shenjtë ka zënë vend edhe në monedhat e Apolonisë e Bylisit, si dhe në disa relieve të zbukuruar me nimfat që vallëzojnë përreth zjarrit.
Dy mbishkrime, njëri i gjetur në Delos dhe tjetri në Athinë, japin një të dhënë të re dhe tepër të rëndësishme për të cilën nuk bëjnë fjalë historianët e kohës.
Atleti athiniot Menodoros Gnaios, pjesëmarrës dhe fitues në shumë gara të zhvilluara gjatë viteve 146 – 130 p. Kr. (Athinë, Olimpia, Dodonë, Eleusia, Tebë, etj) ka marrë pjesë edhe në lojërat Nymfeane të Apolonisë së Ilirisë.
Me gjithë përpjekjet e bëra nga studiuesit, duke filluar nga shek. XIX e në vazhdim, lokalizimi i faltores së Zjarrit të Shenjtë dhe terrenit ku zhvilloheshin lojërat nymfeike ngelet ende i paidentifikuar.
Muçaj shpjegon në vijim se “nga të dhënat e autorëve antik, numizmatikës dhe materialit tjetër arkeologjik shihet qartë se apoloniatët nuk ishin zotëruesit e plotë të këtij vendi të çuditshëm, sepse ai ndodhej në kufi të tokave me bylinët dhe amantët”.
Aty pranë (Nymfeut), mbi një kodër, ka një minierë, - thotë Straboni, dhe gërmimet arkeologjike kanë treguar se asfalti ka qenë përdorur për të lyer enët, për izolim të vaskave të ujit apo dhe të varreve monumental. Lyerja e enëve fillimet i ka që nga periudha e neolitit të mesëm në Cakran, për t’u bërë shumë e përdorshme në shek. III –VI në prodhimet e qeramikës së Apolonisë, Bylisit dhe zonës së amantëve.
Nisur nga Plini që shkruan se në kufi të Apolonisë gjendet Nymfeu i famshëm, ku banojnë barbarët amantë dhe bylionë fillimisht kërkimet tona i përqendruan në zonën e amantëve, në fshatrat Rromës e Resulaj dhe ato duket se janë premtuese”, vazhdon prof. Skënder Muçaj.
Pasi lë Selenicën, së pari rruga të çon në Resulaj dhe më pas në Rromës, që ndodhen shumë pranë njëri-tjetrit, të ndarë nga një përrua i vogël i quajtur “Përroi i Njomë”. Në faqen e kodrës në të djathtë të përroit, vazhdon të dali gaz, dhe vendi quhet nga banorët “Squfuri”, kurse në faqen tjetër që ngrihet drejt fshatit Resulaj shihen në sipërfaqe shkëmbej bituminozë dhe gropa me mbetje bitumi. Pranë tyre, në breg të Vjosës, aty ku derdhet përroi, deri në vitet shtatëdhjetë ka qenë një burim me ujëra të ngrohtë (llixha), që përdoresh për kurim dhe që u zhduk pas shpimit të një pusi nafte në afërsi të tij. Mbi burim, kufizuar nga bregu i Vjosës dhe përroi i Njomë, është një shesh me një sipërfaqe prej 1,5 ha.
Ajo që shkruan Dion Kasi se kur bie shi, ky zjarr shtohet edhe ngrihet më lart, e pohojnë dhe banorët e gjeologët se ashtu vazhdon dhe sot. Kjo ndodh për shkak se uji duke depërtuar në zgavrat ku është i depozituar gazi e shtyn atë të dali në sasi më të madhe në sipërfaqe.
“Pra, për sa shkruajnë autorët antik: gazin, asfaltin, ujërat termale dhe gjelbërimin e dendur, ky vend i plotëson më së miri. Nga kërkimet sipërfaqësore ne mundëm të gjejmë vetëm material arkeologjik (qeramikë) të datuar rreth mijëvjeçarit të pesëmbëdhjetë p. Kr. Qeramika ishte e përqendruar në një sipërfaqe të kufizuar poshtë daljes së gazit dhe pranë burimit të ujit termal. Vegla dhe ashkla të shumta stralli, përveç se së bashku me qeramikën, u gjetën në gjithë zonën në të dy anët e përroit dhe fillimet e prodhimit të paktën i takojnë periudhës neolitike. Banorët thonë se tek Squfuri është gjetur dhe një mbishkrim, që ka qenë i vendosur në muzeun e fshatit Rromës, por sot i humbur”.
Bile këtu ka pasur edhe një orakull, shprehet Dion Kasi dhe ne sot mund të heqim një paralele me Orakullin e Delfit. Në vitin 2007, pas kërkimesh të shumta gjeologjike u zbulua se Tempulli i Delfit ishte ndërtuar mbi një depozitë bituminoze të thellë dhe nga një e çarë e shkëmbit dikur ka dalë gaz natyral.
“Në periudhën prehistorike do të mjaftonte ajo kasollja e thjeshtë, ku mund të qëndronin gratë ose burrat, që parashikonin ato që do ndodhnin në ardhmen, ashtu siç vepronin edhe tri plakat e Orakullit të Dodonës, para se të kthehej në një qendër të rëndësishme kulti nga Pirrua i Epirit”.
Nisur nga prania e orakullit pranë Nymfeut, studiuesit kanë propozuar që ta lidhin atë me fshatin Frakull (orakull). Në rrethin e Fierit janë dy Frakulla, Frakulla e Madhe ose siç përmendet në regjistrin e osman të vitit 1519 -20, Shënmitër Krakolur dhe tjetra Frakulla e Vogël. “Kjo e fundit ndodhet në bregun e djathtë të Vjosës, në një pozicion të tillë ku mund të ketë qenë kufiri i dikurshëm mes apoloniatëve, bylinëve dhe amantëve. Dhe pas grindjeve të vazhdueshme, ndoshta kur të tri palët kishin hyrë në rrugën e lulëzimit dhe begatisë, janë marr vesh që në afërsi të Nymfeut të ndërtojnë së paku një qendër të shenjtë që do t’u përkiste vetëm të shenjtave Nymfa”, shpjegon Muçaj. “Dhe le të shpresojmë që ata e kanë realizuar këtë marrëveshje dhe arkeologët në përpjekjet e tyre të ardhshme të mund të gjejnë rrënojat e ndërtimeve të tyre”, komenton më tej ai.
Në kërkim të rrugëve antike e mesjetare që nisin nga gjiri i Vlorës
Rruga Egnatia, me madhështinë dhe burimet e shkruara për të, ka lënë në hije jo vetëm rrugët e tjera, por dhe një nga gjiret, atë të Vlorës, ku së pari zbrisnin jo vetëm ushtritë, por dhe tregtarët dhe udhëtarët. Por dihet se tërmeti i vitit 346 m. Kr. e shmangu Dyrrahun nga roli i tij i rëndësishëm në komunikimin tregtar mes Perëndimit dhe Lindjes dhe gjatë Mbretërisë Bullgare dhe më pas rruga që nisej nga Vlora filloi të luaj një rol të rëndësishëm.
“Për të sjellë të paktën disa të dhëna arkeologjike ne filluam të gjurmojmë trasenë e rrugës së quajtur ‘Rruga e Karvaneve’ që fillon nga Vlora për të vazhduar në drejtim të Stambollit. Kërkimet ne i përqendruam për gjatë trasesë nga Qafa e Koçiut deri tek Gjemia e Selishtës në lumin Vjosë. Në dy qafat që përshkon kjo rrugë, në atë të Zallit dhe të Armenit, në shek. IV – II p. Kr. ngriheshin dy qyteza. Vendbanime dhe varreza të periudhës helenistike i gjejmë në Qafën e Kumit (Xhyherinë) dhe në Shpëndra (Armen). Më e qartë përgjatë kësaj rruge janë ndërtimet e periudhës romake që lidhen me vetë rrugën, një stacion rrugor në Qafën e Zallit (një banjë dhe çezma e marrjes së ujit me një tubacion qeramike) dhe këmba e një ure të ndërtuar në shek. II m. Kr. në përroin e Vllahinës, pranë bregut të Shushicës në fshatin Peshkëpi. Përkundrejt saj, në Kodrën e Beshos dhe fare pranë stacionit rrugor një vilë fshatare e shtruar me mozaikë, ashtu si dhe dyshemetë e Termës”, thotë Muçaj. Gjatë antikitetit të vonë, në qafën e Armenit, u ngrit një kështjellë dhe skulptura arkitektonike flet dhe për një kishë paleokristiane. Rruga pas shek. XI duket se mori vlera të veçanta dhe këtë më së miri e tregon një këmbë ure pranë Urës romake dhe kisha në Xhyherinë (Bregu i Qishës), kisha e ngritur mbi rrënojat e vilës romake në Kodrën e Beshos dhe Kisha e Shën Kollit në fshatin Armen.
Gjetje të tjera në Babicë të Vogël, Risili, Qishbardhë dhe gjatë luginës së Shushicës
Në Babicën e Vogël, Risili, Qishbardhë, mbetje banesash të periudhës helenistike, romake dhe antikitetit të vonë të shoqëruara me qeramikë dhe pjesë mokrash të importuara.
Në bregun e djathtë të lumit Shushicë, përballë fshatit Gumenicë, në vendin e quajtur “Fusha e Murros”, gjenden rrënojat e shumë banesave të shek. IV-VI. Ato shtrihen një sipërfaqe prej disa dynymësh dhe më të vjetrat janë të vendosur në fushë kurse më të vonat fillojnë të ngjiten në faqen e kodrës. “Më parë në faqe kanë qenë dhe banesa të periudhës helenistike. Në Peshkëpi, në tarracën e krijuar nga lumi Shushicë, midis gjurmëve të ndërtimeve u gjetën dhe kubikë guri që vijnë nga një dysheme e shtruar me mozaikë e shek. III m. Kr. Një pjesë e qeramikës dhe kryesisht ajo që përdorej për mbajtjen e rezervave ushqimore, i përkiste qeramikës lokale të lyer me bitum. Kjo qeramikë është prodhuar në kohë të ndryshme vetëm në territorin e bylinëve, amantëve dhe apoloniatëve duke përdorur si lëndë të parë serën e Selenicës, gjë që është vërtetuar dhe me anën e analizave kimike.
Rrënojat e një kishe paleokristiane të shek. V – VI m. Kr gjenden në majën e Sotirës dhe ndryshe nga kishat e tjera të shtruara me mozaikë dyshemetë e saj kanë qenë të shtruara me pllaka mermeri. Mbi rrënojat e saj në mesjetë ka qenë ndërtuar një kishë tjetër, dhe një monedhe e gjetur në të tregon se është shkatërruar gjatë pushtimit turk”.
Kërkimet do të vazhdojnë
Drejt Kuçit, Vërmikut dhe Tërbaçit; përgjatë luginës së Vjosës dhe rreth qytetit të Amanties ky do të jetë itinerari i kërkimeve në të ardhmen.
Duke mbyllur rrëfimin e tij për disa nga gjetjet arkeologjike në zonën e Vlorës, prof. S. Muçaj falënderon të gjithë ata qytetarë që ndihmuan jo vetëm me të dhënat që dinin, por duke shoqëruar grupin e arkeologëve për gjatë kërkimit të tyre. Po ashtu ai kërkon të shprehë respekt për banorët e këtyre zonave, që ndryshe nga shumë krahina të Shqipërisë, nuk e kanë prekur këtë pasuri arkeologjike me gërmime klandestine.
Thesaret arkeologjike përgjatë rrugës së Rrugës së Karvanëve
Instituti i Arkeologjisë, si pjesë e Qendrës së Studimeve Albanologjike, vitet e fundit ka hapur Shkollën Doktorale në fushën e arkeologjisë dhe në këtë kuadër profesorët e tij, krahas njohurive teorike i kanë kushtuar një rendësi të madhe pjesëmarrjes në veprimtarinë praktike arkeologjike. Një praktikë e tillë po ndiqet, jo vetëm me studentët që janë në proces studimi, por dhe me ata që kanë mbaruar Masterin e Nivelit të Dytë. Përveç pjesëmarrjes në kantieret e gërmimit arkeologjik, po praktikohet shumë pjesëmarrja e tyre në terren për të plotësuar hartën arkeologjike me qendra të reja arkeologjike ose për të rifreskuar ato qendra të njohura me të dhëna të reja arkeologjike.
“Dihet që përgatitja e tyre nuk është vetëm teorike, por është dhe një pjesëmarrje në praktikën e gërmimit dhe të gjurmimit. Gjithë studentët që praktikat e planifikuara në programin e Masterit apo Doktoraturës i kanë kryer në kantieret e gërmimit dhe gjurmimit, ju janë krijuar mundësitë për një pjesëmarrje në mënyrë të vazhdueshme. Disa nga ata që kanë mbaruar studimet dhe që nuk janë punësuar në institucionet e trashëgimisë arkeologjike janë në proces përgatitjeje të vazhdueshme dhe Instituti i Arkeologjisë po jep ndihmën e tij. Kjo po realizohet duke i angazhuar ata në gërmime dhe në ekspeditat përnjohëse që kryhen në rrethe të ndryshme të vendit si dhe në Kosovë e Mal të Zi”, shprehet një prej këtyre profesorëve, arkeologu Skënder Muçaj. “Po ashtu bashkëpunohet edhe me specialistët e rinj që punojnë në institucionet e specializuara të trashëgimisë arkeologjike, jo vetëm nëpërmjet pjesëmarrjes në ekspedita të përbashkëta, por dhe përmes konsultave në terren. Pra, Instituti i Arkeologjisë me gjithë fondet e kufizuara financiare po mundohet të eci në gjurmët paraardhësve, të cilët jo vetëm dhanë një kontribut të vyer në arkeologjinë shqiptare, por u munduan të përgatisin ndjekësit e rrugës së tyre”. Arkeologët e shquar, një pjesë e të cilëve janë ndarë nga jeta, përveç gërmimeve në shumë qendra të rëndësishme që sot janë pjesë e guidave turistike si në Apoloni, Durrës, Butrint, Bylis, Klos, Ballsh, Amantie, Kaninë, Orik, Vlorë, Antigone, Foinike, Berat, Sarandë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Koman, Krujë, Zgërdhesh, etj, punuan pa u lodhur për të njohur hartën arkeologjike të Shqipërisë”.
Duke treguar se gjatë dekadave të kaluara, në një kohë shumë të shkurtër, është arritur të bëhet një hartë arkeologjike e Shqipërisë, prof. S. Muçaj vëren se kjo hartë tani ka nevojë të zgjerohet dhe të pasurohet. “Aq ishin edhe mundësitë, por secili ka dhënë kontribut të çmuar. Nëse dikur janë fiksuar qendrat e mëdha: qytet antike e mesjetare, kështjellat e periudhave të ndryshme, varrezat tumulare etj, sot këto duhet të pasurohen në të gjitha drejtimet”.