E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov-Jeremiç: Qëndrime të njëjta për Kosovën

Qëndrimet e Rusisë dhe të Serbisë, për çështjen e Kosovës, në tërësi përputhen, kanë deklaruar sot në Moskë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe ai i Serbisë, Vuk Jeremiç.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas bisedimeve, të dy ministrat kanë thënë se kjo çështje mund të zgjidhet vetëm me respektimin e së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 dhe në dialogun Beograd-Prishtinë.

Jeremiç ka thënë se “praktikisht nuk ka asnjë ndryshim në marrëdhëniet e Serbisë dhe Rusisë”, pasi Beogradi e ka fituar statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›