Rushaj: Shtyrja e amnistisë, e suksesshme

Zv.ministri i Financave Alfred Rushaj e ka cilësuar si të suksesshme periudhën e shtyrjes së amnistisë fiskale. Në një konferencë për shtyp, Rushaj ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të përfitojnë nga amnistia deri në fund të këtij muaji ka theksuar se një suksesh është shënuar në rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme.
“Shtyrja që i është bërë amnistisë fiskale ka rezultuar i suksesshëm përsa i përket individëve, pasi janë 10 mijë individë që kanë bërë rivlerësim të pasurisë së tyre të paluajtshme në muajt janar-shkurt” ka theksuar Rushaj.
Përsa i përket faljes së borxheve tatimore, Rushaj theksoi se gjatë këtyre dy muajve janë shqyrtuar 108 mijë raste ndërsa janë falur 10.8 miliard lekë ndërsa ka shtuar se tatimet që janë vendosur për këtë proces kanë qënë simbolike.
Sipas Rushaj sukses ka pasur në rivlerësimin e aseteve të paluajtshme ndërsa nuk kapi pritshmëritë legalizimi I parave kesh nga individët. “Prisnim që të përfitonin më shumë individë nga ky proces dhe gjithashtu edhe bizneset nuk kanë përfituar shumë nga ky process” ka shtuar Rushaj.
Qeveria ka shtyre për një periudhë tremujore amnistinë fiskale, nga data 31 dhjetor 2011 deri më 31 mars 2012, për të gjitha kategoritë e të drejtave të parashikuara në ligjin e amnistisë fiskale për individë dhe biznese