E Enjte, 5 Nëntor 2026

Lavrov: Perëndimi ka ndarë botën

Gjatë një fjalimi në Forumin Global të Diplomatëve të Rinj, ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov akuzoi sërish Perëndimin për ndarje të botës në baza raciste dhe neokolonializim me rregulla të imponuara nga SHBA. Lavrov tha se vendi i tij kishte mbështetur vazhdimisht diversitetin dhe të drejtën e popujve për të përcaktuar rrugën e tyre.

SERGEJ LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

Ne refuzojmë kategorikisht rendin e bazuar në rregulla neokoloniale të imponuar nga Perëndimi i udhëhequr nga SHBA. Ky rend parashikon një ndarje raciste të botës, në një grup të privilegjuar të vendeve, që apriori kanë të drejtën e çdo veprimi dhe pjesa tjetër e botës, e detyruar të ndjekë rregullat.

Lavrov u shpreh me tej se vendet perëndimore duan të zgjidhin problemet e tyre në kurriz të të tjerve.

SERGEJ LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

Ambiciet e vendeve individuale për të zgjidhur çështjet e tyre në kurriz të të tjerëve nuk kanë dhënë kurrë fryt. Këto politika shkatërruese janë të destinuara të dështojnë.

Sipas Lavrov, shtetet e fuqishme në Azi, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Afrikë kanë ndjekur kohët e fundit një politikë të jashtme me orientim kombëtar dhe per kete arsye sipas tij kanë arritur rezultate mbresëlënëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›