E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Xhaçka: Një lajm shumë i mirë për rajonin

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka komentuar mbi arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e dokumenteve identifikuese. Ajo e konsideron një lajm të mirë për të gjithë rajonin. 

“Një lajm shumë i mirë për rajonin. Kosova dhe Serbia kanë një marrëveshje nga e cila përfitojnë si shqiptarët ashtu edhe serbët. Dialogu është gjithmonë rruga. Urime të dy liderëve dhe mirënjohje BE për lehtësimin e dialogut”, shkruan Xhaçka në Twitter.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›