E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lavrov: Provat për armët kimike në Siri nuk janë bindëse

Rusia thotë se është krejtësisht e pabindur nga provat e paraqitura nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj  për një sulm kimik në zonat përreth Damaskut. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov  tha se Moska,  kundërshton me forcë planet e SHBA-ve për veprim ushtarak kundër regjimit të Bashar Asad në përgjigje të sulmit të dyshuar.

“Ajo që ne po shohim  më së fundmi nga partnerët tanë amerikanë, britanikë apo francezët absolutisht nuk do të na bindë,” tha Lavrov në një leksion universitar në Moskë.

Ai shtoi se kishte “shumë dyshime” rreth  videove   të sulmit  të  postuar në internet. Lavrov tha se Rusia kishte marrë disa prova nga Perëndimi, por shprehu skepticizmin mbi vlefshmërinë  e  tyre. Shefi i diplomacisë ruse  akuzoi Perëndimin për fshehjen e provave të bëra nga “ekspertë” të cilët sipas tij kanë shprehur dyshime serioze.

“Nuk ka fakte të verteta, të prekshme, ata flasin me ndoshta”  theksoi Lavrov.

Në zhvillime të tjera rreth Sirisë  Franca, aleati më i madh i Shteteve te Bashkuara te Amerikës, do të diskutojë në Parlament vendimin për nisjen e luftës ne Siri. Kreu i qeverisë vendase, Ajrolt po përgatit një raport me provat që Parisi zyrtar disponon, në të cilën argumentohet vendimi për lufte që ka ndërmarrë presidenti Hollande.

Përpilimi i një raporti vjen një ditë pasi opozita në Francë ka kërkuar shqyrtimin e këtij vendim në Parlament. Në pritje të diskutimit në Kongresin Amerikan të opsionit të luftës edhe Britania e Madhe, mbledh sot Parlamentin. Por sipas zëvendës kryeministrit, Londra tashmë e ka marrë vendimin e saj për luftën por deputetët mund të diskutojnë vetëm për rrugët diplomatike që kanë mbetur për të dënuar maksimalisht krimet e kryera në Siri.

Ndërkohë që nga fillimi i krizës në Siri shtetet arabe janë të ndara rreth mënyrës, se si i duhet dhënë fund gjakderdhjes .

Shtetet Arabe nuk arritën të dalin me një qëndrim të përbashkët për konfliktin sirian. Edhe pse Liga Arabe miratoi në takimin e ministrave të Jashtëm të dielën në mbrëmje në kryeqytetin Kajro të Egjiptit një deklaratë, në të cilën ata dënuan shumë ashpër përdorimin e armëve kimike në luftën civile.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›